Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Me shkas!

Shkruan : Alisetar Ramadani – Bojona

Po sa mbaroi një konferencë online ku mysafir ishin:

  • Zonja Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës
  • Zonja Arbela Statovci kryetare e partisë Liberale (FDP/PLR) Wallisellen
  • Zotëri Albin Kurti, kryetar i LVV dhe kryeministër i ardhshëm i Kosovës
  • Zotëri Cèdric Wermuth këshilltar nacional (deputet) në kuvendin federal të Zvicrës nga Partia Socialiste
  • Zotëri Eleonit Smajli ishte moderator i kësaj konference!
    Për ne që patëm nderin të përcjellim këtë konferencë majtë frytdhënëse ku pjesëmarrësit mësuan shumë rreth temës: “E ardhmja e Kosovës”!
    Të gjithë ishin të pajtimit se Kosova ka të ardhme të mirë vetëm nëse bashkohen e mira me të mirën nga Kosova dhe diaspora, sepse të gjithë pa përjashtim pajtohen me faktin se diaspora është shtylla kryesore për zhvillimin e Kosovës, prandaj pjesëmarrja e saj e drejtpërdrejtë në institucionet e shtetit do të ndihmon këtë zhvillim!
    Me fjalë tjera, të gjithë janë të pajtimit se sot në diasporë Zvicër, Gjermani, Austri, Amerikë, Australi, Zelandë të Re etj. ka mjaft mërgimtare e mërgimtarë që janë shkolluar në universitete prestigjioze dhe se ata mund të japin kontributin po qe se duan të inkuadrohen në zhvillimin ekonomik por edhe politik të Kosovës.
    Gatishmëria e zonjës Vjosa osmani dhe zotëri Albin Kurti për të faktorizuar diasporën është shumë serioze dhe vlen të falënderohet publikisht!
    Personalisht vura re se gatishmëria e dy protagonistëve kryesor politik në Kosovë zonjës Vjosa Osmani dhe zotëri Albin Kurti ishte e madhe që diasporës t’i jepet vendi që meriton në institucionet e shtetit, kjo më la përshtypje më të madhe në këtë konferencë online. Për dallim nga politikanët e mëparshëm të cilët asnjëherë nuk mësuam se çka punojnë, sepse asnjëherë nuk i kemi parë të dalin në publik e të na tregojnë se çka bëjnë për të mirën e qytetarëve, si që dolën zonja Vjosa Osmani dhe zotëri Albin Kurti por edhe zonja Statovci dhe zotëri Wermuth sot.
    Në ndërkohë, dua të kritikoj metodologjinë “gjuar gurin fsheh dorën” të politikanëve partiak nga subjektet tona politike në RMV të cilët bëjnë çmos që mërgata të ju jep edhe para edhe vota, por për shpërblim të mos merr asgjë, kjo haset te të gjitha subjektet politike pa dallim, ndërsa i përulen palës sllavo folëse për këtë nënçmim që i bëhen mërgatës shqiptare nga RMV.
    Dua publikisht të këshilloj zotëri Cèderic Wermuth që mos te bie pre e fjalimeve e bukura dhe llafeve të mëdha të socialdemokratëve nga RMV sepse ata nuk e kanë idealin as programin e partisë socialiste të Zvicrës, ata nuk kanë program fare, në RMV politikanet jetojnë nga nacionalizmi puro i pastër dhe gjithmonë e ka shfrytëzuar heshtjen qytetare për t’i shtypur ata e jo për t’i qeverisur! Unë si mbështetës i PS Zvicër uroj që zotëri Wermuth t’i merr shumë seriozisht këto që ja them publiksiht.
    Në funddua të falënderoj modestinë dhe gatishmërinë e zonjës Vjosa Osmani, zotëri Albin Kurtit zonjës Arbela Statovci, zotëri Cèdreic Wermuth si dhe moderatorit zotëri Eleonit Smajli që na nderuan me këtë qasje publike, që ju dha mundësia secilit të dëgjon pikëpamjet e secilit nga paneli i sotëm rreth temës “E ardhmja e Kosovës”.
    Krejt për fund, apeli i të gjithëve për mërgatën ishte: regjistrohuni deri me 21 Janar e keni afatin e fundit për regjistrim të diasporës, që të mund të votoni me 14 Shkurt 2021.

Postime të ngjashme

Lajcak me parime të qarta për dialog apo ardhje me duar në xhepa ?

Z H

Vaj halli me këto humbësit e këqinj në politikat tona !

R Zh

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Z H

Përtej shkundjes së perëndimit

Z H

TI JE VETËM NJERI, ALBIN!

R Zh

Shteti i kapur nga oligarët

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...