Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Më shumë borë dhe më ftohtë në Kodër të Diellit

Mbulesa më e lartë e borës prej 31 centimetra këtë mëngjes është regjistruar në Kodër të Diellit, në Mavrovë 16 centimetra, 13 në Kriva Pallankë, 8 në Gjurishte, 3 në Pozharne, ndërsa dy centimetra borë është regjistruar në Vinicë, njofton DPHM, transmeton Alsat.

Temperatura më e ulët mbrëmjen e djeshme është regjistruar në Kodër të Diellit, ku temperatura ka zbritur në -12 gradë Celcius, në Mavrovë është regjistruar temperaturë -10 gradë, Krueshevë -9, Ohër -8, Dibër, Prilep dhe Manastir -7, Vinicë, Kriva Pallankë , Gjurishte -4, Strumicë dhe Tetovë -3. Në Shkup respektivisht në Petrovec është matur temperaturë minimale prej -2 Gradë Celsius, kurse në Kumanovë temperatura minimale ka zbritur në -1 gradë Celsius.

Ndërsa sot pritet që në orët e mëngjesit të kemi kushte për reshje të dobëta të dëborës. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 0 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes do të jetë me vranësira, gjatë ditës me diell dhe i ftohët. Do të fryj erë e lehtë nga drejtimi veri-perendimorë. Temperatura minimale do të ulet në -4, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 7 gradë Celsius.

Postime të ngjashme

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

Stevo Pendarovski: Ndryshim i kufijve të Ballkanit do ta destabilizojë rajonin

N E

Prokuroria do ta ankimojë vendimin për paraburgim e Dragi Rashkovskit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...