Maqedoni TOP LAJM

Më shumë po shërohen se sa po infektohen me Covid, kopshtet të gatshme për pranim të fëmijëve

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Numri i rasteve të reja me Kovid-19 në vend edhe më tutje është treshifror, por i lartë është edhe numri i pacientëve të shëruar. Ministria e Shëndetësisë dje regjistroi 166 raste të reja me Kovid-19 dhe 224 pacientë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar ndonjë rast me pacient të vdekur.

Paralelisht me luftën me koronavirusin, kompetentët punojnë në vazhdimësi në krijimin e kushteve adekuate për fillimin me punë të kopshteve të cilat, sipas paralajmërimeve, duhet të fillojnë prej 9 shtatorit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në konferencë për shtyp e prezantoi protokollin për institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, ndërsa ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska shfaqë bindje se institucionet janë të përgatitura që më 9 shtator t’i pranojnë fëmijët në pajtim me protokollet shëndetësore.

Shahpaska në konferencë për shtyp deklaroi se të gjitha institucionet në vend, në pajtim me protokollet për funksionim në kushte të pandemisë kanë kapacitet të pranojnë 19 mijë fëmijë ndërsa deri më tani interesim për përkujdesje kanë treguar prindër të 14.555 fëmijëve.

“Analiza e të dhënave të kopshteve tregoi se ato janë përgatitur të mërkurën e ardhshme më 9 shtator të fillojnë me punë dhe t’i pranojnë dhe përkujdesen për fëmijët në pajtim me protokollet e përcaktuara. Prioritet për vizitën e kopshtit do të kenë fëmijët e prindërve kryefamiljarë ose të dy prindërve të cilët janë të punësuar dhe do të sjellin vërtetim nga punëdhënësi se punën nuk mund ta kryejnë në shtëpi. Në pajtim me protokollet për punë kopshtet kanë kapacitet t’i pranojnë 19 mijë fëmijë, por interes për përkujdes kanë treguar prindërit e 14.555 fëmijëve”, theksoi Shahpaska.

Nëse kopshtet kanë më shumë vende të lira gjegjësisht në pajtim me kriteret e protokollit mund të përkujdesin më shumë fëmijë se fëmijët prioritarë, atëherë mund të pranojnë fëmijë të tjerë të cilët janë të regjistruar në kopsht. Në pajtim me protokollet, grupet deri në 2 vjet duhet të kenë maksimum gjashtë fëmijë për të cilët do të kujdesen dy të punësuar ndërsa grupet prej tre deri në 10 vjeç, më së shumti 15 fëmijë për të cilët do të kujdesen dy të punësuar.

Shahpaska informoi edhe se Qeveria u ka rekomanduar komunave të sigurojnë ose të adaptojnë hapësirë të përshtatshme nëse ka nevojë për këtë, si edhe kuadër përkatës për periudhën kohore gjatë kohëzgjatjes së pandemisë nëse kopshti ka nevojë, me qëllim, siç tha të sigurohet funksionim i papenguar.

Sipas ministres Shahpaska nëse në një kopsht është plotësuar kapaciteti fëmija mund të përkujdeset në një kopsht tjetër ku ka vend të lirë por vetëm në kuadër të komunës së njëjtë.

Nga ana tjetër, po rrjedhin edhe përgatitjet dhe konsultimet edhe për fillim të vitit mësimor për shkollat fillore dhe të mesme. Janë paralajmëruar takime pune me të gjithë kryetarët e komunave në vend, me qëllim që të gjendet zgjidhja më optimale.

“Kemi periudhë të mjaftueshme, duke pasur parasysh se është shtyrë fillimi i vitit mësimor për më 1 tetor. Pres që të gjendet zgjidhje optimale në nivel të tërë vendit”, deklaroi dje kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili njëherit është edhe kryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjeve Lokale (BNJVL).

“Të gjitha shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit janë në kondicion mjaft të mirë që të munden çfarëdo lloji të mësimit të organizohet. Aty ku do të kemi probleme, nëse zgjidhet mësimi onlajn mendoj se do t’ia dalim të ndihmojmë tek ata njerëz që nuk kanë mjete, në bashkëpunim me ministrinë e resorit”, sqaroi Shilegov.

Postime të ngjashme

Joveski: Po hetohen pasuri të tjera të patundshme për rastin “Parcelat në Vodno”

admin

Spasovski: Prioritet është vendosja e kamerave nëpër rrugë për ndaluar vozitjen e shpejtë

T E

KRRE përgatit propozim ndryshime në Ligjin e Energjetikës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...