Më shumë se 100 mijë peticione të nënshkruara për rizhvillimin e finales Angli – Itali

Më shumë se 100 mijë tifozë kanë nënshkruar peticionin duke kërkuar nga UEFA të rizhvillojë finalen e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë.

 

Italia ia doli ta mposht Anglinë përmes penalltive, pasi Donnarumma ndali gjuajtjet e Bukayo Saka, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford.

Por, në minutat shesë të kohës së rregullt, Chiellini humbi topin dhe e kapi për fanellë Bukayo Sakan, duke e ndërprerë aksionin dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë.

Por, tifozët nuk e kanë parë të arsyeshme këtë karton të verdhë, duke kërkuar që të jetë i kuq.

Në peticionin që tifozët nënshkruan thuhej: “Ndeshja në 11/07/2021 nuk ishte e drejtë aspak. Lojtari i Italisë u ndëshkua me të verdhë edhe pse ngrehu lojtarin e Anglisë si të ishte sllavë”.

“Italia duhej të kishte karton të kuq dhe ndeshja duhet të rizhvillohet. Nuk ishte e drejtë aspak”.

Sidoqoftë, UEFA thuhet se pavarësisht 100 mijë nënshkrime, nuk do e marrë në konsideratë këtë opsion.

Related posts

Pesë transferime që dështuan në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A

D V

Pa pikë dyshimi, këto pesë gjëra i bëjnë meshkujt të duken më seksi!

D V

Pioli ka treguar gabimet e Milanit në humbjen nga Liverpooli

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com