Agjencia Zhurnal.mk
Bota Kronika

Më shumë se 30 ushtarë kanë vdekur në një aksident trafiku në Turkmenistan

Më shumë se 30 pjesëtarë të personelit ushtarak kanë vdekur në një aksident trafiku në Turkmenistan, i thanë të mërkurën Radios Evropa e Lirë burimet e afërta me Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas burimeve, aksidenti i rëndë ndodhi afër kryeqytetit Ashgabat, të dielën e 18 korrikut, kur një konvoj ushtarak, me të cilin po udhëtonte personeli, u përfshi në një përplasje me një kamion dhe me një automjet tjetër.

Burimet komentuan pas një raportimi fillestar të së martës, në të cilin thuhet se 18 ushtarë kanë vdekur në një aksident afër Ashgabatit ose përgjatë kufirit të brishtë me Afganistanin, ku militantët talibanë po zhvillojnë luftime për të marrë nën kontroll distrikte të atij rajoni.

Për shkak se Turkmenistani, shtet goxha i izoluar, ka qeveri jotransparente që njihet për ngurrimin për të folur për medie, nuk ka qenë e mundshme që të sigurohen hollësi rreth aksidentit.

Burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime për shkak se nuk ishin të autorizuara për të komentuar, thanë se një major, një kapiten dhe një lejtnant janë në mesin e viktimave të aksidentit.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë biseduan me një dëshmitar, i cili e përshkroi skenën e aksidentit si të tmerrshme.

“Trupat dhe pjesët e kamionit ishin gjithkund. Ushtarët tjerë ishin të tmerruar. Oficerët ushtarakë urdhëruan që vendi të rrethohej. Kishte gjak gjithkund”, tha dëshmitari.

Postime të ngjashme

158 shoferë të gjobitur në Shkup

Z H

Tetovë, arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Z H

Zhduket një vajzë në Gjakovë

D V

Aksidenti me fatalitet në Malishevë, arrestohet i dyshuari

D V

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...