Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

nga D. V.

Më shumë se 30 vende do të përfshihen në “koalicionin e vullnetarëve”për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Të shtunën, liderët nga 26 vende perëndimore – plus dy liderë të BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s – u mblodhën për një telefonatë virtuale të organizuar nga kryeministri britanik, Keir Starmer, pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi një marrëveshje të përkohshme armëpushimi 30-ditore.

Ai tha se shefat ushtarakë do të takohen të enjten për të diskutuar “fazën e ardhshme operative” për mbrojtjen e Ukrainës si pjesë e një force paqeruajtëse nëse mund të arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndërsa të hënën, zëdhënësi i kryeministrit zbuloi se ata tani presin që “më shumë se 30” vende të përfshihen në koalicion – por nuk zbuloi se cilat vende të tjera ishin bashkuar që nga e shtuna.

“Koalicioni i vullnetarëve, ne presim që më shumë se 30 vende të përfshihen”, tha zëdhënësi.

Ai tha gjithashtu se nuk e dinte nëse SHBA do t’i bashkohet takimit të shefave ushtarakë të enjten, por tha se Mbretëria e Bashkuar ka “diskutime të rregullta me homologët amerikanë”.

Raportohet se udhëheqësit e përfshirë në thirrjen e së shtunës ishin nga: Australia, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, Turqia, Ukraina dhe Britania e Madhe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More