Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se 1000 raste më shumë se një ditë më parë.
Hera e fundit kur shifrat qenë kaq të larta sa tani, ishte mesi i prillit. Sidoqoftë, vlerat nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën, sepse tani kryhen në mënyrë të konsiderueshme më shumë teste – dhe kështu zbulohen më shumë infektime. RKI shkruan për situatën aktuale: “Aktualisht, mund të vërehet një rritje e përshpejtuar e numrit të transmetimeve të virusit në popull në Gjermani. Prandaj, bëhet thirrje me këmbëngulje që e gjithë popullata të angazhohet për mbrojtjen nga infektimi.”
Të moshuarit më të rrezikuar se më të rinjtë
Përqindja e rasteve me COVID-19 po rritet lehtas në popullatën e moshuar, thuhet më tej. Të moshuarit zakonisht konsiderohen më të rrezikuar ndaj sëmundjeve të rënda të Coronas sesa më të rinjtë.
Numri i pacientëve me Corona në njësinë e reanimacionit është rritur ndjeshëm në ditët e fundit, por vazhdon të jetë relativisht i ulët. Sipas të dhënave të regjistrit të kujdesit intensiv DIVI, të martën u trajtuan në pavionin e reanimacionit rreth 620 pacientë me COVID-19, një javë më parë ishin rreth 450. Në tërësi, megjithatë, ka ende rreth 9000 shtretër të lirë të kujdesit intensiv në Gjermani.