Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Më shumë se një dekadë jemi në pritje për në BE, por proceset përfundimisht po maturohen, thotë Filipçe

Shkup, 10 qershor 2021 – Ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i LSDM-së Venko Filipçe në paraqitjen e sontme në televizionin Kanal 5, duke u përqendruar në takimin e paralajmëruar në Paris të kryeministrit Zoran Zaev me presidentin francez Emanuel Makron, tha se kjo kjo është dëshmi se politikat pro-evropiane të vendit njihen nga Bashkimi Evropian.

“Do të shohim me çfarë rezultatet nga bisedimet do të kthehet kryeministri, megjithatë mendoj se është një provë dhe njohje e politikave tona pro-evropiane. Kur jeni të ftuar në takime nga politikanë të lartë evropianë dhe udhëheqës të Bashkimit Evropian, kjo do të thotë që politikat tona pro-evropiane janë njohur.

Është e vërtetë që ne kemi pritur në dhomën e pritjes së BE-së për më shumë se një dekadë, por tani besoj se proceset gradualisht po përparojnë”, tha Filipçe.

Urdhri ekzekutiv i presidentit të SHBA-së Xho Bajden, sipas Filipçes, është një mesazh i mirë. Nga perspektiva e shtetit, Filipçe beson, dy pika janë të rëndësishme – së pari, se rajoni përmendet, që do të thotë se ai mbetet në fokusin e politikës së jashtme të SHBA-së, dhe së dyti, se mesazhi u drejtohet strukturave politike retrogradike që në mënyrë aktive ose pasive minojnë proceset e integrimit evropian.

“Ata janë faktorë politikë, parti politike, individë të cilët në mënyrë aktive dhe pasive punojnë për të minuar proceset e integrimit evropian. Është shumë e rrezikshme dhe jo serioze të veprosh ashtu, të minosh ato procese dhe të krijosh dyshime se ekziston ndonjë prapavijë. Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të luajë me ato procese”, tha Filipçe.

Ai thotë se në LSDM nuk ka shqetësim për urdhrin e Bajdenit, veçanërisht në fushën e korrupsionit, sepse, siç tha ai, ndryshe nga më parë, tani nuk ka mbrojtje politike të individëve.

“Në 11 vite e fundit gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, nuk kishte asnjë funksionar që ishte në gjyq, i cili ishte i dyshuar. Kjo nuk është e mundur tani. Tani të gjithë janë përgjegjës për atë që bëjnë. shikoni sa procese gjyqësore janë hapur kundër funksionarëve aktual.

Koha e pandëshkueshmërisë ka kaluar”, tha Filipçe. fb/

Postime të ngjashme

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim dhe më shumë aftësi

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...