Shkup, 18 prill – Më shumë shi në natën e kaluar kanë reshur në Vinicë 32 litra për metër katror, në Berovë 25, Lazaropole 19, Radovish 16, Shtip 15, Ohër 14, ndërsa nëntë litra në Shkup, njoftoi DPHM.
Tre gradë nën zero këtë mëngjes janë matur në Kodrën e Diellit, pesë në Shkup, gjashtë në Berovë, Ohër, Manastir, Shtip dhe Strumicë, si dhe nëntë në Gjevgjeli.
Gjatë natës së kaluar ka mbizotëruar mot e vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta me reshje të kohëpaskohshme të borës. Nëpër disa vende ka fryrë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior.
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos në pjesët veriperëndimore ku do të ketë kushte për shtrëngata të rralla. Në zonat malore reshjet do të kalojnë herë pas here në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, ndërsa në pjesën perëndimore do të fryjë erë e fortë perëndimore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me kushte për reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.