Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Me sukses përfundoi stërvitja trilaterale e forcave speciale të Greqisë, SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Me pjesëmarrje të forcave speciale nga Maqedonia e Veriut, SHBA-ja dhe nikoqiri Greqia me sukses përfundoi stërvitja e përbashkët trilaterale për hedhje me parashutë dhe kërcime nga aeroplanët, që u mbajt nga data 16 deri më 26 mars në rajonin e Atikës dhe qytetin Larisa, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Shtatmadhoria e armatës greke njoftojnë se stërvitja e përbashkët ishte në “suaza të bashkëpunimeve ndërkombëtare të forcave të armatosura greke me vendet miqësore dhe aleate”, ndërsa janë realizuar kërcime nga lartësi të mëdha (High Altitude Low Opening- HALO dhe High Altitude High Opening –HAHO) dhe Static Line në kushte të ditës dhe të natës.

“Stërvitja e përbashkët konkrete kontribuoi për rritje të aftësive operative dhe interoperabilitetit të forcave për operacione speciale, si dhe për përmirësim të nivelit të bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe këmbimit të njohurive teknike ndërmjet forcave pjesëmarrëse”, shkruan në kumtesë.

Në stërvitjen nga Greqia morën pjesë pjesëtarët e Komandës Interdisiplinare për operacione ajrore, dy helikopterë të aviacionit ushtarak të armatës dhe një aeroplan i forcave të aviacionit, nga SHBA-ja pjesëtarët e 10th Special Forces Group, ndërsa nga Maqedonia e Veriut pjesëtarët e forcave speciale.

Nga Armata e Maqedonisë së Veriut, përmes profilit zyrtar në Fejsbuk, javën e kaluar derisa stërvitja ishte në vijim, publikuan fotografi dhe shënuan se stërvitja është mundësi e mirë për vërtetim të stërvitjes së forcave speciale në kryerjen e hedhjes me parashutë.

“Stërvitja trilaterale e pjesëtarëve të forcave speciale nga Armatat e Greqisë, SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, e cila mbahet në Republikën e Greqisë, është mundësi e shkëlqyer për pjesëtarët e batalionit për forca speciale ta vërtetojnë stërvitjen në kryerjen e hedhjes me parashutë e cila është një nga aktivitetet e rrezikshme dhe më të lodhshme, si dhe interoperabiliteti në operacionet e përbashkëta e cila është veçori e aleatëve të NATO-s. #StrongerTogether, shkruajtën nga armata në Fejsbuk.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...