Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishin sot në spitalin Infektiv, ku është bërë i ditur edhe lajmi që kjo godinë pritet të “hidhet në erë”.
“Kështu që mbyllja e luftës do të jetë më ceremoni, profesoresha dhe profesor Tritani, të dy me sustat në dorë për t’i vënë dinamitin kësaj godine”-këto ishin fjalët e kryeministrit Rama para stafit të Spitalit të Infektivit.
Rama së bashku me Manastirliun zgjodhën që të falenderojnë mjekët e këtij spitali në këtë ditë feste, ndërsa gjithashtu thanë se stafi mjekësor i Infektivit do të ishte i pari që do të vaksinohej.