Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Me tërheqjen e Majlinda Kelmendit, puna është shumë keq në sportin e Kosovës!

Në mbrëmjen e 25 marsit (2021), krenaria e kombit shqiptar, xhudistja e madhe Majlinda Kelmendi, u tërhoq, nuk iu fut garës zgjedhore dhe ende nuk dihen shkaqet pse ndodhi! Ajo që ndihet për shkak të obligimeve!

Në botën normale, në një shtet që ka rend e rregull, është marre të mendohet që Majlinda të futet në votim sepse Majlinda është pasuria kombëtare apo kajmaku i shtetit!

Ai Komision a kush dreqi e ka bërë at listë, duhet të vë gishtin në kokë, pse vepruan ashtu!

Ata ja duhet të shkojnë të psikiatri të kontrollohen ose duhet ta pyesin veten pse e zgjodhën këtë metodë.

Kur përmendet emri i Majlinda Kelmendi, që të gjithë duhen të ngritën në këmbë, që nga presidenti i shtetit, kryeministri e deri të më i vogli.

Medalja olimpike e Majlindës, medalje e artë e shumë medalje tjera botërore dhe evropiane, e bëjnë Kosovën një shtet të respektuar, që i gjithë globi të flas për të.

Nuk e bën disa matrapazë me pazare të pleshtave, po e bëri trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën, Loriana Kukaj etj.

“Nga Komisioni i Sportistëve, në Bord u emërua Musa Hajdari, pasi Majlinda Kelmendi u tërhoq me arsyetimin se ka obligime me garat që e presin”, kështu u dha lajmi në mbrëmjen e 25 marsit. Lajm i madh, për logjikën e atyre që nuk shohin përtej hundës.

Në bord e ka vendin jo vetëm Majlinda apo edhe dy të tjerë të botës së xhudos, duke iu referuar sukseseve e sukseseve!

Xhudo u desh të paktën në bord të KOK-ut t’i ketë tre anëtarë dhe jo asnjë. Ky është mallkimi apo vetëvrasje për një Bord të KOK-ut, që u zgjodh me vota nga delegatët! Nuk kanë faji ata që janë në Bord, kanë faji ata që votuan çmendurisht, e pa logjikë, duke lënë jashtë xhudon, basketbollin, notin, boksin!

A ishte përgatitur skenari që Majlinda t’i futet votimit dhe për ta mposhtur! TI thonë asaj: “Ju e mposhtni krejt botën por jo edhe ne”!

Sigurisht se po, ishte mposhtur Majlinda me vota, se ajo nuk merret me pazaret e disa pleshtave apo matematikat e çajtoreve, sepse ajo është emër i madh botëror dhe nuk lejon veten që të vlerësohet nga ata, që as dy – tri gara nuk i kanë gjatë vitit!

Keni mend e keni kujdes, se tërheqja e Majlindës, nënkupton se punët janë shumë keq me sportin tonë. Janë më keq se sa mendoni ju.

Po e zëmë, Majlinda ishte futur në garën zgjedhore dhe e kishte humbur, atëherë do të ishte turpi më i madh i një Kuvendit të KOK-ut. Do të ishte vetëvrasja më e madhe për ata delegatë që kishin votuar kundër saj! Kundër Majlindës vetëm Serbia dhe Rusia votojnë, ata janë munduar të ndalojnë suksesin e saj, por kot. Lere që nuk kanë mundur ta ndalojnë me politikën e fëlliqur të tyre, por edhe i ka mposhtur keq garueset e saj, që besa Rusia e ka nderuar me gardën e saj himnin dhe Flamurin e Kosovës, kjo kur fitoi titullin e botës Majlinda.

Një Rusi që u bë telashe, u grindën mes vete për çështjen e Majlindës dhe të Kosovës, nuk patën çare pa e ngritur Flamurin dhe atë me urdhër të Vlladimir Putin, presidentit rus, e lere më Ju në Kuvend, që disa sigurisht keni menduar më rrëzuar me vota Majlindën!

Sot në Kosovë, krenaria jonë është tërhequr dhe nuk është në KOK, nuk e besoj që u tërheq prej qejfi, por sigurisht kur i ka pa zhvillimet dhe disa pazare të disa pleshtave është normale që të ikësh nga aty. Luteni që djersa e Majlindës, mos t’ju mallkojë, se nuk do të shiheni kurrë dritë! Majlinda është vula e shtetit të Kosovës, është nder dhe krenari vetëm nëse iu thotë një mirëdita disave, që me disa sporte jeni veç në letër e pa gara, federata fantome!

Postime të ngjashme

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Dafina Vidishiqi

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Dafina Vidishiqi

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Dafina Vidishiqi

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...