Shqipëri

“Më thanë ‘ka dhe më keq’”! PD në banesën e rrënuar nga tërmeti, kryefamiljari: Tavani ka rënë komplet, duam ndihmë

Zhurnal Ads

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi shumë familje në Shijak. Një prej tyre ishte dhe banesa e Sali Kokomanit në fshatin Gjepal në Shijak.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shkuar në banesën e tij, duke parë nga afër dëmet, që vijojnë të vuajnë ende familjarët. “Stresi që u shkatoi tërmeti, u pasua nga stresi që u ka shkaktuar shteti pasi nuk u ka ardhur në ndihmë në asnjë lloj forme”, thotë shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti.

Teliti ka bërë një bisedë me kryefamiljarin, i cili thotë se komisioni as nuk e ka vlerësuar shtëpinë e tij, edhe pse dëmtimet shihen me sy. Ai gjithashtu thotë se në të njëjtën mënyrë janë trajtuar edhe shumë familje të tjera në këtë njësi administrative.

Sali Kokomani: Quhem Sali Isa Kokomani, banues në Hardhishtë, njësia administrative Gjepal. Marr shkas që e bëj këtë denoncim për dëmtimet e tërmetit se në kohën kur ra tërmeti erdhën disa komisione. Edhe vetëm erdhën atë ditë edhe thanë ka më keq se kjo. Por fakti që është, shikoje. Të paktën të kishin dhënë një 2 milionë lekë ose 5 milionë lekë për të bërë riparime, nuk themi që ta shembin.
Dorian Teliti: Pra kanë ardhur nga bashkia, kanë bërë verifikime?
Sali Kokomani: Po, erdhën.
Dorian Teliti: Edhe çfarë thonë, s’ka asnjë dëm?
Sali Kokomani: S’ka thonë. Kjo është… mund të jenë të tjerat edhe më keq. Edhe dhoma tjerër atje matanë ka rënë tavani komplet, që është prish.
Dorian Teliti: Pra bashkia ka ndërhyrë tek ato shtëpi që kanë më pak dëme se këto?
Sali Kokomani: Po siç po i shohim ashtu janë duke vepruar. Këtu s’ka absolutisht asnjë lloj ndihme. Nuk kërkoj që të vijnë ta shembin, hajde shikoje. A dy milionë lekë i takon, a tre milionë, që ta riparoj në qoftë se është për t’u riparu. Në qoftë se është për t’u shemb, ta shembin. Se nuk jam vetëm unë, se mund të jenë edhe shumë të tjerë që se kanë marrë vlerësimin. (BalkanWeb)

Postime të ngjashme

Zyrtarisht në vjeshtë/ Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

admin

Greqi/ Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, plagoset i riu shqiptar. Çfarë thotë policia

admin

Yuri Kim apel për aplikimet në BKH: Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar! Ngrihuni dhe…

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...