Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Me vaksinat që do të arrijnë të dielën, do të vaksinohen regjistruesit

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Me 24 mijë vaksinat që pritet të mbërrijnë të dielën në Maqedoni, mes atyre që do të vaksinohen me prioritet janë edhe regjistruesit e popullsisë, informon Zhurnal.

Për këtë bëri të ditur sot nga Dellçeva kryeministri Zoran Zaev. Ky vendim erdhi pasi funksionarët e VMRO-DPMNE-së, mes tyre edhe vet kryetari Mickoski, thanë se nuk do të pranojnë në shtëpi regjistrues të pa vaksinuar.

“Besoj se mesazhi i dërguar dje nga z.Mickoski, se nëse vaksinohen regjistruesit, e ato gjithsesi se janë planifikuar në grupën e parë të qytetarëve, atëherë ato publikisht duhet të mbështesin regjistrimin dhe atëherë me të vërtetë të gjitha subjektet janë pro regjistrimit përpos “Të Majtës”. Publikisht shfrytëzoj rastin të thërrasim edhe “Të Majtën” të kyçet në këtë operacion. Nëse të dielën arrijnë vaksinat, do të mundemi në kohë para datës 1 prill, të vaksinojmë regjistruesit – pres këtë ta thotë dhe komisioni, sepse kështu ishte planifikuar. Të hënën kemi mbledhje, do të biseodjmë dhe do të tentojmë të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.

Ndryshe dje edhe deputeti Milloshoski paralajmëroi se nuk do të pranojë regjistrues të pa vaksinuar, sepse siç thotë, është prind dhe bashkëshort, dhe nuk ka ndërmend të rrezikojë shëndetin e të afërmve të tij.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...