Agjencia Zhurnal.mk.

Me vetëm 50 kilometra të përshkuara, shitet vetura Dode Viper prodhim i viti 1992

Vetura që gjatë viteve të 90-ta ishte në muret e çdo dhome (fotografia) të rinjve, tani është bërë pjesë e një shpallje që ka fituar vëmendjen e shumë adhuruesve të veturave sportive.

Bëhet fjalë për Dodge Viper prodhim i viti 1992, që ka vetëm 50 kilometra të përshkuara dhe duket i ri sikur kur doli nga prodhimit serik i fabrikës amerikane.

Kjo veturë përdor ndërrues manual me gjashtë shpejtësi, e nën kapak ka motorin 8.0 litra V10. Është i ngjyrosur me të kuqe dhe ka tre shirita.

Është vetura e 100-të nga 285 sa ishin prodhuar në total në vitin 1992. Atë po e shet pronari i parë, i cili shumicën e kohës e mbajti në muze, duke u kujdesur mirë për të.

Viper do të shitet përmes shtëpisë së ankandeve Russo në Kaliforni, ku duke marrë parasysh gjendjen dhe kilometrat e përshkuara do të shitet me një shumë të majme.

Related posts

Shoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait

D V

Pse së shpejti do të barazohen çmimet e veturave elektrike dhe ato me benzinë?!

D V

Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky