Me video-mesazh për Kosovën, Biden: Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në një ceremoni që do të organizojë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

 

Ndërsa, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një video-mesazhi ka falënderuar shtetin e Kosovës që këtë të diel përmes një ceremonie do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për djalin e tij, Beau Biden.

Presidenti i SHBA-ve tha se janë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës, në të cilën Beau ra në dashuri me ta.

“Ai ka besuar aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Si avokat në kuadër të Departamentin Amerikan të Drejtësisë ai ishte vullnetar që të shkoj Kosovë dhe ta jap kontributin për pavarësinë dhe demokracinë tuaj por mbi të gjitha sundimin e ligjit”, tha Biden në video-mesazh dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Telegrafi.https://cdn.jwplayer.com/players/AiHYhtqh-bms965PQ.html

Tutje, i pari i SHBA-ve thotë se duke pranuar këtë çmim, në emër të Beau Biden do që ta pranojë përparimin që Kosova e ka bërë në 20 vitet e fundit.

“Beau ishte shumë i përkushtuar që krimet e luftës të hetoheshin dhe profesionalisht të ndiqeshin penalisht. Kjo për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë një sistem të drejtësisë të drejtë dhe të jetë në gjendje që të sjellë drejtësi e pajtim për vendin pas kohës që Slobodan Millosheviq dhunoi e brutalizoi vendin tuaj”, tha Biden në fjalën e tij.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se në Kosovë ka shumë punë për të bërë dhe se për këtë ai tha se “unë nuk kam nevojë që t’ua them juve këtë”.

“Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik”.

“Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, ka thënë presidenti Biden në video-mesazhin e tij për Kosovën.

Ndërsa, presidentja Osmani thotë se “Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden, e cila i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para disa kohësh, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni”.

“Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim i Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani. 

Related posts

Policia demanton mediat serbe: Në aksionin në veri janë vetëm zyrtarët policorë

D V

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 357 raste të reja me Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More