Agjencia Zhurnal.mk
Bota

“Media krijoi një fotografi të burrit tim që nuk e njoh”, ja çfarë mendon Melania për përdorimin e rrjeteve sociale nga Trump

Zhurnal Ads

Zonja e Parë Melania Trump  bëri paraqitjen e saj të parë vetëm në mbështetje të fushatës zgjedhore të burrit të saj, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Duke folur në Pensilvani, ajo tha: “Ai pëlqen që vendi i tij dhe ata që e rrethojnë të kenë sukses “.

Zonja Trump gjithashtu qeshi kur pranoi se nuk ishte gjithmonë dakord me mënyrën se si Z. Trump i thotë gjërat në mediat sociale.

Sa i takon menaxhimit të pandemisë, ajo akuzoi Biden dhe demokratët se e përdorën politikisht.

“Ata vunë  axhendat e tyre përpara mirëqenies së popullit amerikan” tha ajo duke i konsideruar të pabaza akuzat e tyre ndaj Trump.

“Ne nuk mund mbyllemi dhe fshihemi nga frika. Ne duhet të punojmë për të gjetur zgjidhje reale dhe të qëndrueshme, “shtoi Zonja e Parë.

Zonja Trump denoncoi gjithashtu atë që ajo e quajti “axhenda socialiste” e Biden dhe kritikoi mbulimin nga media të “thashethemeve të pavërteta dhe intrigave ” në Shtëpinë e Bardhë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Digjet një kamp refugjatësh sirian në Liban

T E

Gjenden në det mbetje të avionit dhe trupa të pajetë

T E

SHBA mban praninë në Gjirin Persik për shkak të kërcënimeve nga Irani

S.B.

Raporti i BE-së: Bota përjetoi nëntorin e saj më të nxehtë të regjistruar në Evropë

S.B.

Testimi i një rakete të kompanisë SpaceX anulohet pak para nisjes

S.B.

Aksident-zinxhir në SHBA, shkak stuhia e dëborës! 2 persona humbin jetën

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...