Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Mediapul”: Dhjetë pyetje të sikletshme lidhur me veton bullgare

Shkup, 24 nëntor, zhurnal.mk – Sajti bullgar “Mediapull” publikoi pyetje deri te qeveria bullgare që kanë të bëjnë me bllokadën për Maqedoninë e Veriut me titull “Dhjetë pyetje të sikletshme lidhur me veton bullgare”, transmeton Zhurnal.

1.Pse Bullgaria propozoi biznesmenin kontrovers Jordan (Orce) Kamçev për konsul të saj të nderit në Shkup dhe me këtë u lidh me skandalet korruptive që po dridhin fqiun perendimor. E para Qeveria me heshtje e propozoi maqedonasin më të pasur për konzul, ndërsa pastaj në të njejtën mënyrë u tërhoq nga kandidimi i tij pa dhënë sqarime. Sipas mediumeve lokale, Bullgaria ka tentuar që ta “shpëton” Kamçevin nga hetimet, dhe pastaj madje i ka dhënë edhe sigurim.

2.Pse Bullgaria nuk tregoi politikë konsistente dhe nuk e ka ngritur çështjen për gjuhën e urrejtjes dhe vjedhje të historisë para se të kyçej Maqedonia e Veriut në NATO në fillim të këtij viti. Kështu, Sofja lejoi çështjet e pazgjidhura bilaterale të ndikojnë në Aleancë. Diçka që u bë skajsshmërisht e dukshme kur flitet për bllokimin bullgar të kornizës negociuese për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

3.Pse qeveria lejoi që të nënshkruhet Marrëveshja për fqinjësi të mirë në Shkup edhe pse më herët ishte kritikuar nga ekspertët dhe nga deputetët për shkak mungesës të mekanizmave kontrolluese? A ka Ministria për Punë të Jashthme mjaftueshëm ekspert të përgatitur për Maqedoninë e Veriut që të formulojnë pozicione të qarta (duke përfshirë dhe pa gabime faktike)?

4.Si u zgjedhën anëtarët e Komisionit historik nga pala bullgare dhe pse qeveria i izoloi historianët tjerë dhe persona publik nga formimi i pozicionit bullgar?

5.Pse kryeministri ia lëshoi dialogun me Shkupin ministrit të mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, resor i cili si zv/kryeministër nuk është politika e jashtme dhe nëse ai nuk i ka bërë shërbim në qëllime paraelektorale?

  1. A e ka nënvlerësuar Bullgaria temen, duke treguar në tre vitet e fundit politikë jokonsistente drejt Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe mosmarrëveshjet në tonin mes ministrave dhe kryeministrit?

7.Pse u lejua Bullgaria të gjendet në izolim evropian? Bullgaria ka pritur se kërkesat e saja do të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veruut, por kjo nuk ndodhi, edhe pse vendet tjera anëtare ishin të vetëdijshme për dëshirat e Sofjes. Partnerët në BE nuk i kuptojnë motivet bullgare për veto, sidomos për shkak faktit se Sofja ishte mbështetësi kryesorë i perspektivës evropiane të rajonit dhe e bëri këtë kauzë prioritet në kryesimin e saj të parë me Këshillin e BE-së në vitin 2018.

  1. A u bë qeveria bullgare “aleat” me opozitaren proruse VMRO-DPMNE e cila po shfrytëzon mardhëniet bilaterale kundër qeverisë së Zoran Zaevit dhe në një pjesë të madhe është përgjegjëse për gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë?

9.A ekziston strategji në qeverinë bullgare që të përmirësohet dëmi në raport me besimin dhe mardhëniet e qytetarëve të thjeshtë maqedonas drejt Bullgarisë?

10.Pse Bullgaria lejoi të shndërrohet në “Greqi të re” për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Athina ta ruan qiellin e saj dhe të porositë vakcina në nivel evropian për këtë shtet?

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...