“Mediapull” i Sofjes: Merkeli deri në fund do të tentojë ta bindë Bullgarinë “që ta lëshojë Maqedoninë e Veriut në BE”

Sofje, 6 tetor – Bullgaria konfirmoi se nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj dhe se nuk do ta miratojë kornizën negociuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, tha edicioni i Sofjes “Mediapull” në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, megjithatë, sipas edicionit, diplomacia shatëll do të vazhdojë edhe gjatë forumit në Slloveni. Kështu, nesër në orën 7:30, presidenti bullgar Rumen Radev, i cili do ta përfaqësojë Bullgarinë në Samit, do të ketë takim me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji dhe me kryeministrin slloven, Janez Jansha. Pas kësaj, në orën 9:00, Radevi do të ketë takim të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, me presidentin francez Emanuel Makron dhe kryeministri Zoran Zaev.

Në vigjilje të Samitit, nënkryetarja bullgare Iliana Jotova për BNR deklaroi se nuk ka shkak që të ndryshojë pozicioni i Sofjes për Maqedoninë e Veriut edhe krahas “presionit serioz në të cilin Bullgaria do të jetë e nënshtruar nga partnerët e saj evropianë”. Ajo është kategorike për të më e rëndësishme është “të respektohen të drejtat e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ndjenja nacionale bullgare”.

Related posts

Macron: Agjencia Franceze e Zhvillimit së shpejti do të fillojë punën në Maqedoni

D V

Analizë/ BDI apo ASH/AAA, fituesi në Likovë zgjedhet në raundin e dytë

N E

Teuta Arifi: Do të sigurojmë asistentë personal për nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë aftësi të kufizuara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More