Shkup, 25 nëntor – Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se “Sofja dhe Shkupi nuk janë dhe aq larg nga arritja e një marrëveshje”, por deri tani nuk ka sinjale të tilla nga Bullgaria, shkruan portali bullgar “Mediapull”, informon Zhurnal.
Duke analizuar deklaratën e Zaev dhe mbështetjen e Ali Ahmetit nga BDI për zgjidhjen e mosmarrveshjes me Bullgarinë, portali shkruan se ende nuk bëhet fjalë për hap përpara dhe se vështirë do të ketë vendim nga Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së më 8 dhjetor. Këto vlerësme, siç thuhet, bazohen në informatat e burimeve diplomatike.
“Sofja pret që Berlini, kryesimi me BE-në i së cilës përfundon në fund të vitit, të kryejë presion dhe KE të pranojë krëkesat bullgare, sepse deri tani pritshmëritë evropiane ishin të orientuara vetëm ndaj Bullgarisë, që solli deri te ajo që maqedonasit të refuzojnë të negocionojnë, kështu që bisedimet tani janë në një rrugë pa dalje”, shkruan Mediapull.
Në shkrimin e titulluar “A është afër marrëveshja mes Sofjes dhe Shkupit dhe ku do të orientohet presioni evropian”, portali thotë se “shqiptarët e mbështetën Zaevin për kontestin me Bullgarinë”. Më pas transmetohet deklarata e fundme e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili shprehu optimizëm se Maqedonia e Veriut deri në fund të vitit do të mer lajme të mira nga Sofja.
“Mediapul” e transmeton dhe deklaratën e profesorit nga Universiteti në Grac, Florian Biber, i cili e problematizon pozitën bullgare.
Gjithashtu, potencohet dhe deklarata e Dragi Gjorgiev, bashkëkryesues i komisionit historik nga pala maqedonase, i cili i vlerësoi si totalisht të papranueshme kërkesat bullgare.//Zhurnal.mk