Mediat britanike shkruajnë për mbiemrin e vërtetë të Rita Orës – nga vjen konvertimi i “Sahatçiu” në “Ora”

Rita Ora është bërë një emër i famshëm falë zërit të saj të mahnitshëm – por jo shumë fansa e dinë që ajo ndryshoi mbiemrin e saj për një arsye të veçantë.

 

Emri i vërtetë i superyllit 30-vjeçar me famë globale është Rita Sahatçiu, shkruan mediumi britanik The Sun.

Rita ka lindur në Prishtinë, Ish-Jugosllavi (tani Kosovë), nga dy prindër me origjinë shqiptare.

Foto: Rita Ora/Instagram

Babai i yllit zbuloi se ai e ndryshoi mbiemrin në Ora pasi Sahatçiu ishte e vështirë të shqiptohej nga të huajt.

Babai i saj, Besnik Sahatçiu, raportohet se ishte pronar i një pijetoreje në Londër, ndërkohë që ka studiuar për ekonomi.

Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB) – ajo madje u thirr vitin e kaluar për të punuar në vijën e parë të frontit gjatë shpërthimit të pandemisë coronavirus.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeçe.

Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi” pasi familja e saj u bashkua me miliona shqiptarë të tjerë që ikën nga vendi gjatë një lufte një dekadëshe.

Foto: Rita Ora/Instagram

Shpjegimin e emrit të saj të plotë, Rita e bëri edhe vet së fundmi në një vlog për “Wired”, ku iu përgjigj pyetjeve më të shpeshta që fansat kanë kërkuar në Google.

Pyetja ishte “A është Rita Ora emri i vërtetë i saj?”, referuar faktit që shumë artistë ndërkombëtar i ndryshojnë emrat e tyre, duke vendosur një emërtim artistik, në mënyrë që fansat ta kenë më të lehtë shqiptimin e tyre.

“Është për të qeshur, secili më pyet për këtë, por vërtet është ashtu. Emri im i plotë është Rita Sahatçiu Ora”, ka thënë këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Familja e artistes përndryshe ka prejardhje nga Peja, dhe mbiemri i tyre Sahatçiu vjen nga fakti që ishin të njohur si familje e vjetër që kultivonin zanatin e orëtarisë në Pejë – dhe kushërinjtë e Ritës në këtë qytet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta bëjnë të njëjtën gjë.

Related posts

Met Gala 2021: Gjithçka që duhet të dini përpara natës më të madhe të modës

D V

‘Kur ke dalë për herë të fundit me një djalë?’, Fifi habit me përgjigjen

D V

Dua Lipa publikon klipin “Demeanor”, në bashkëpunim me artistin e ndjerë Pop Smoke

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com