Agjencia Zhurnal.mk

Mediat greke, apel qeverisë për ndihmë

Mediat greke po përballen me një kolaps të vërtetë për shkak të mungesës së reklamave, çka i ka detyruar të kërkojnë ndihmë në mënyrë që të mund të vazhdojnë të përcjellin informacione.

Sipas mediave greke masat lehtësuese të marra nga qeveria në ndihmë të shtresave të prekura nga Covid-19 nuk përfshijnë gazetarët por as mediat, të cilat janë në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës për të informuar publikun, duke qenë në vijë të parë së bashku me personelin mjekësor dhe forcat e rendit, madje shpesh herë edhe më të ekspozuar ndaj rrezikut.

Shumë prej mediave thonë se të ardhurat janë zero dhe punëdhënësit nuk kanë mundësi ti paguajnë.
Në këtë mënyrë rrezikohet mbyllja e shumicës së mediave në vend, ndaj është urgjente marrja e masave përpara se të jetë vonë, thonë ata.
Tashmë askush nuk reklamon, ndërsa kërkesat për informim kanë çuar në limitet e tyre stafet e mediave.

Është një treg i cili po goditet për herë të dytë brenda 10 vitesh dhe druhen se nëse nuk merren masa mbështetëse atëherë kjo do të jetë një goditje fatale.

Në televizione, gazeta dhe media online, stafi punon me turne 12 deri në 16 orë, në terren dhe në zyra.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...