Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mediat greke për dorëzimin e vaksinave nga Serbia për Maqedoninë

Shkup, 15 shkurt – “Koronavirus -Maqedonia e Veriut: Serbia i dorëzoi deri në vend vaksinat e para”; “Serbia ia dorëzoi 4.680 dozat e vaksinës “Fajzer” Maqedonisë së Veriut”; “Serbia ia dorëzoi Maqedonisë së Veriut vaksinat e para kundër koronavirusit”; “Maqedonia e Veriut: Mbërritën dozat e para të vaksinës “Fajzer” nga Serbia”, janë pjesë e titujve në onlajn edicionet të mediave greke për pranim-dorëzimin e djeshëm të vaksinave nga Serbia për Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mediat në Greqi, e transmetojë tekstin e publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, me titull “Serbia Maqedonisë së Veriut ia dorëzoi vaksinat e para kundër koronavirusit”, në të cilin shkruan se mbërritën 4,860 doza të vaksinës “Fajzer”, nga gjithsej 8,000 doza nga Serbia.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq personalisht ia dorëzoi vaksinat kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit, në ceremoninë që u mbajt në kufirin midis dy vendeve, në vendkalimin kufitar Tabanoc, nën reshje të forta të borës dhe ftohtit të madh. Këto janë vaksinat e para kundër Kovid-19, për Maqedoninë e Veriut, e cila është një nga vendet e pakta në Evropë, në të cilat nuk është filluar imunizimi i popullatës”, shkruan ANA-MPA, ndërsa në tekstin janë transmetuar edhe deklaratat e Zaevit dhe Vuçiqit gjatë pranim-dorëzimit të vaksinave.

Agjencia greke e lajmeve shton se “Maqedonia e Veriut shpresonte se në kohë do të siguronte vaksina ose direkt nga kompanitë farmaceutike nga vendet perëndimore ose mekanizma Kovaks e OBSH-së, por kjo nuk ishte e mundur, të paktën për tani dhe për këtë arsye Shkupi iu drejtua Sinofarmit kinez” dhe shpjegon se gjatë shkurtit do të mbërrijnë vaksinat kineze.

Juronjuz në gjuhën greke, në artikullin e pranim-dorëzimit të dozave të para i transmeton deklaratat e kryeministrit Zaev dhe presidentit Vuçiq dhe shton se dërgesa e parë është gjysma nga vaksinat e planifikuara nga Serbia për Maqedoninë e Veriut.

“Përqafimi i përzemërt midis Zoran Zaevit dhe Aleksandar Vuçiqit në vendkalimin kufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë e vulosi dhurimin e vaksinave Fajzer nga Beogradi për Shkupin”, publikoi Juronjuz në gjuhën greke në fillim të artikullit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...