Agjencia Zhurnal.mk

Mediat greke për masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për koronavirusin

Shkup, 11 mars, zhurnal.mk – Koronavirusi – Maqedonia e Veriut: Mbyllen shkollat dhe universitetet”; “Mbyllen shkollat në Nikozi dhe Maqedoni të Veriut”; “Koronavirus: Mbyllen të gjitha shkollat dhe universitetet edhe në Maqedoninë e Veriut”; “Maqedonia e Veriut: Për dy javë mbyllen të gjitha shkollat dhe universitetet për shkak të koronavirusit”, janë pjesë nga titujt e mediave greke për vendimin e djeshëm të qeverisë për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Botimet online nga mediat në Greqi e transmetojnë tekstin e publikuar nga agjencia e lajmeve greke ANA-MPA, në të cilin janë sqaruar masat qeveritare.

“Në Maqedoninë e Veriut, deri tani, janë konfirmuar shtatë raste të koronavirusit. Katër nga shtatë personat janë banorë të Maqedonisë së Veriut, të cilët me koronavirus janë infektuar derisa kanë qenë në udhëtime në veri të Italisë në periudhën e kaluar, ndërsa të tjerët tre raste janë familjarë të tyre, me të cilët kanë qenë në kontakt, pas kthimit në vend. Pacientët janë shtruar në spitalin në Shkup me simptome të lehta”, shkruan ANA-MPA.

“Koronavirus edhe në Maqedoninë e Veriut, ku qeveria vendosi – pothuajse në të njëjtën kohë me Greqinë dhe Qipron, mbylljen e të gjithave kopshteve, shkollave dhe universiteteve për dy javë, si masë parandaluese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri”, shkruan portali informativ “Njuzit”.

Vetëm disa orë pasi ministri i Shëndetësisë i kumtoi masat qeveritare dhe vendimin për mbylljen e kopshteve, shkollave dhe universiteteve, edhe ministri i Shëndetësisë së Greqisë doli me masën e njëjtë – mbylljen për dy javë të të gjithave institucioneve arsimore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...