Agjencia Zhurnal.mk

Mediat serbe: Ja çfarë thotë Haradinaj për politikanët serbë

Media serbe me seli në Beograd, B92, ka cituar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili në një intervistë për RTK komentoi vizitat e zyrtarëve të lartë serbë në Shqipëri.

Në intervistën e tij, Haradinaj tha se do ta ndalojë me sa të jetë e mundur influencën ruse në Ballkan. Kryeministri i Kosovës tha se plani rus për të krijuar Republikë Serbe në Kosovë nuk ka për të ndodhur asnjëherë.

Haradinaj u shpreh se “Dodik ta shohë në ëndërr se ndonjëherë mund të krijojë asociacion komunash në veriun e Kosovës”. Kreu i qeverisë në Prishtinë deklaroi se Kosova është e vendosur në rrugën e saj euro-atlantike. Ai përsëriti se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të ishte hapi i parë drejt pajtimit dhe heqjes së taksave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...