Sport

Mediet italiane ‘kryqëzojnë’ Napolin: Ku është Rrahmani? I paguar 14 milionë euro e nuk luan kurrë

Zhurnal Ads

Amir Rrahmani është lojtari i vetëm i Napolit që nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare këtë sezon.

Kësaj liste i shtohet Llorente dhe sulmuesi Milik, por situatat nuk janë të ngjajshme. I pari është përjashtuar nga listat evropiane pasi nuk është pjesë e projektit të klubit napoletan, kurse i dyti është i përjashtuar nga të gjitha listat e ekipit.

Rrahmani tani ka rënë në sytë e medieve italiane për këtë fakt, dhe njëra nga to ka shkruar një artikull të cilin e titulloi: ”Ku është Rrahmani? I paguar 14 milionë euro e nuk luan kurrë”.

26-vjeçari nga Prishtina grumbullohet çdo takim, por ende nuk ka debutuar me fanellën e Napolit. Ai u ble në janar, por përfundoi sezonin i huazuar te Hellas Verona. 14 milionë euro kushtoi transferimi i tij, që është goxha një investim nga një skuadër si Napoli.

Ai u ble pasi planifikohej shitja e Kalidou Koulibaly dhe nëse do të ndodhte ajo e Maksimovic. Kriza e koronavirusit bëri që të mos kishte asnjë skuadër potenciale për dyshen dhe ata mbetën në ”San Paolo” dhe kjo i vështirësoi punë Rrahmanit.

Ai tashmë është zgjedhja e katërt e trajnerit Gennaro Gattuso, por ky i fundit e di se tërë ato miliona të shpenzuar për mbrojtësin kosovar nuk duhet çuar kot, sidomos pa i dhënë së paku shansin për ta provuar veten.

Gattuso ka qenë edhe vet lojtar dhe e di që nëse nuk luan është e vështirë të kapësh ritmin. Koha e Rrahmanit që të shkëlqejë mund të vijë nesër, kur Napoli do të takohet me Rijekën në Ligën e Evropës.

Postime të ngjashme

Kallashi: Me menaxherin tim kam plane madhore në Boksin Profesionist

admin

Katër probleme për Zidanin

XH,I

Ilir Zeneli shënon fitoren e dyte në Pro Boks

A.S.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...