Medikamenti për pacientët me fibrozë cistike duhet të arijë këtë javë

Shkup, 6 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kumtoi se sot duhet të dihet se kur do të arrijë medikamenti për pacientët me firbrozë cistike dhe shfaqi shpresë se do të jetë deri në fund të javës.

 

“Dje kemi kërkuar edhe në sektorin për sëmundje të rralla të komunikojnë me furnizuesit. Dje nuk u përgjigjën, sot presim të na tregojnë. Duhet të mbërrijë nga Britania e Madhe”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri (KGJA) në Shkup.

Ai shtoi se pas konferencës së sotme për shtyp do të kontrollojë nëse ka përgjigje.

“Ajo që tentuan edhe me e-maila të komunikojmë, të dërgohet medikamenti përmes DHL që të vijë më shpejtë ndërsa në MALMED të bëjë procedurë për miratimin e lëshimit të medikamentit në qarkullim edhe krahas asaj që zyrtarisht procedura nuk ka përfunduar. Tani kemi pengesë administrative, mirëpo do ta tejkalojmë”, theksoi Filipçe. Shtoi se ka biseduar me drejtorin e Agjencisë për Barëra dhe Mjete Mjekësore, Lirim Shabani, i cili, siç theksoi, tha se do t’u dalin në ndihmë

Related posts

Në Shkup sot do të mbahet Forumi energjetik MEF 2021

N E

Hoxha: Me rëndësi është që të kemi tregje për produkte bujqësore sipas standardeve të BE-së

Z H

Forumi Prespës: Zhvillim dhe integrim më i shpejtë i rajonit pa dogana dhe pa tarifa

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com