Megan Fox flet për reagimin e fëmijëve të saj ndaj shtatzënisë së katërt

nga D V

Megan Fox ka zbuluar emocionet e tre fëmijëve të saj pas lajmit se do të bëhen me një vëlla ose motër të re.

Aktorja 38-vjeçare, që pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Machine Gun Kelly, tha për People se Noah, Bodhi dhe Journey janë shumë të lumtur dhe kanë premtuar të ndihmojnë në kujdesin për të voglin.

Fëmijët e Megan-it vijnë nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green, ndërsa MGK është baba i një vajze 15-vjeçare, Casie, shkruan DailyMail.

Çifti po punon për të forcuar marrëdhënien e tyre ndërsa përgatiten për prindërimin e përbashkët.

Burime pranë çiftit thonë se shtatzënia ka ndikuar pozitivisht në marrëdhënien e tyre, duke i sjellë më pranë emocionalisht.

Megan dhe MGK po punojnë përmes terapisë dhe një qasje shpirtërore për të ndërtuar një partneritet më të shëndetshëm dhe për të krijuar një ambient të lumtur për fëmijën që presin.

Fox ndau lajmin emocionues me ndjekësit e saj në Instagram në mes të nëntorit, duke e konsideruar këtë si një kapitull të ri dhe premtues në jetën e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More