Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Megan Fox lavdëron performancën e të dashurit të saj në emisionin “SNL”

Nga puthja e shkëmbyer mes prezantuesit të shout “SNL”, John Krasniski dhe komedianit Pete Davidson, e deri tek skeçet thumbuese humoristike, gjithçka rreth edicionit të parë të shout “Saturday Night Live” për vitin 2021, e rrëmbeu vëmendjen e publikut në ditët vijuese.

Në mesin e tyre ishte edhe performanca live e këngëtarit dhe reperit, Machine Gun Kelly. Duke e shënuar paraqitjen e parë në këtë shou shumë të ndjekur amerikan, Machine Gun Kelly i cili njëkohësisht është i dashuri i aktores, Megan Fox, arriti të marr lëvdata të shumta nga fansat anembanë botës, për interpretimin e jashtëzakonshëm të dy këngëve në këtë ngjarje, “My Ex’s Best Friend” dhe “Lonely”.

E mahnitur nga performanca e tij mbeti edhe ylli hollywoodian, Megan Fox, e cila e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për t’i ndarë disa fotografi përkrahë të dashuri të saj, të shoqëruara me mbishkrimin: “Performanca më e mirë që ky shou e ka pasur ndonjëherë”.

Të dy performancat e Machine Gun Kellyt ishin të veçanta dhe energjike, por ajo që e preku më shumë publikun ishte interpretimi emocional i këngës “Lonely”, e cila i dedikohet fëmijërisë së vështirë të këngëtarit dhe vdekjes së babait të tij në korrik të vitit 2020.

Derisa gjithçka shkoi mirë gjatë performancave, në fund të emisioni ylli i njohur muzikor përfundoi duke u rrëzuar nga skena, bashkë me dy anëtarë të bendit të tij, teksa po përqafoheshin të entuziazmuar për debutimin e tyre në “SNL”.

Performanca e Machine Gun Kellyt në këtë shou vjen dy ditë pasi ai dhe Fox, u bënë lajm i mediave të ndryshme për spekulimet se janë fejuar, kjo pasi aktiorja 34-vjeçare ishte parë me një unazë diamanti në gisht. Por, Megan Fox u kujdes që menjëherë t’i hedhë poshtë këto spekulime.

Burime të afërta kanë bërë të ditur për “Entertainment Tonight” se Kelly e parashikon martesën në të ardhmen e tij me Meganin, dhe miqtë e tyre mendojnë se ata do të fejohen brenda një viti. Sidoqoftë, bëhet e ditur se aktorja e njohur hollywoodiane nuk planifikon të fejohet apo martohet së shpejti.

Në muajin nëntor të vitit 2020, Fox bëri kërkesë për shkurorëzim nga aktori, Brian Austin Green, me të cilin i ka tre fëmijë, Journey, Bodhi dhe Noah. Edhe Machine Gun Kelly është baba i një vajzë 12-vjeçare të quajtur, Cassie.

Pavarësisht nëse çifti është i gatshëm dhe mendon për t’u martuar, nuk mund të mohohet fakti se Kelly dhe Fox e gëzojnë një lidhje të fortë mes tyre.

Postime të ngjashme

Netflix publikon fotografinë e parë të Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth II

D V

Boris dhe Carrie Johnson presin fëmijën e dytë së bashku dhe të shtatin për kryeministrin

D V

Mila Kunis është penduar që nuk e lejoi bashkëshortin Ashton Kutcher të udhëtonte në hapësirë

D V

“Kam nevojë të qetsoj mendjen e shpirtin…”, Kejvina Kthella paralajmëron largimin nga Instagrami

D V

Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar ‘Shkupit Dardan’

D V

“Mami është rikthyer”, Rina me poza unike në kuzhinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...