Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Meghan Markle dhe Princi Harry ndryshuan familjen mbretërore përgjithmonë: Ata nuk pendohen për largimin dhe zhvendosjen në ShBA

Një vit më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry, njoftuan vendimin e tyre për t’u larguar nga detyrat mbretërore – një vendim që do të ndryshonte familjen mbretërore përgjithmonë.

“Meghan dhe Harry morën një hap të madh për të filluar jetën e tyre të re”, ka thënë një burim pranë çiftit për revistën People. Ishte një hap i madh që do të riformonte jo vetëm familjen mbretërore, por edhe monarkinë.

Harry, 36 vjeç, i cili ndjehej i margjinalizuar prej kohësh nga roli i ‘rezervës’ në linjën e trashëgimisë – një çështje që ka munduar brezat e vëllezërve dhe motrave mbretërorë, përfshirë motrën e Mbretëreshës Elizabetë, Princeshën Margaret – ‘më në fund gjeti një zgjidhje’, thotë historiani mbretëror Robert Lacey, ‘e cila është në thelb për të dalë dhe për të filluar një jetë të re. Të qëndrosh në sistemin mbretëror do të thotë të shkosh bashkë me nënshtrimin ndaj atyre më të moshuarve’.

Ky ‘rol i ri progresiv’, siç e përshkroi çifti në deklaratën e tyre të mëparshme duke treguar ndryshimin – përfshirë fitimin e të ardhurave të tyre – ofroi një fillim të ri.

“Ishte gjithmonë ëndrra e tyre të ishin financiarisht të pavarur”, thotë burimi pranë çiftit. “Me atë ëndërr të realizuar, viti filloi me shumë entuziazëm. Harry më në fund po bënte atë që do të donte të bënte për vite me radhë, e të kishte Meghan dhe djalin [19 muajsh] Archie me vete ishte gjithçka që mund të kërkonte”.

Megjithëse asgjë në vitin 2020 nuk shkoi sipas planit…

Fillimi i planifikuar i çiftit për fondacionin bamirës ‘Archewell’ dhe qëllimi i tyre për të ‘ekuilibruar’ kohën midis Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk u realizua, për shkak të situatës me COVID-19.

Por nëse ata nuk u larguan nga Britania e Madhe me gjithçka që donin, ata u larguan me çmimin më të madh: Lirinë për të vendosur për gjithçka.

“Përkundër gjithçkaje që ka ndodhur, ata nuk pendohen për zhvendosjen e tyre në Amerikë”, theksoi burimi. “Ata duan dhe janë në gjendje të përqendrohen në projekte dhe kauza që janë të rëndësishme për ta”.

Postime të ngjashme

Vjen kënga kushtuar vendlindjes nga artisti Gjekë Dushaj

T E

Ditë zie për Flori Mumajesin, humb njeriun e afërt

S.B.

Anxhela Peristeri dhe Edona Llalloshi bëjnë ‘’xing’’ me veshjen e njëjtë

S.B.

Ardit Gjebrea fiton “betejën” me Covid-19, ja gjendja e tij shëndetësore

S.B.

Aktori i njohur francez, Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

S.B.

Travis Scott: Vajza është frymëzimi më i madh në jetën time

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...