Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë njoftuar se janë në pritje të ëmbël të një vajze.

Dyshja ndanë lajmet emocionuese në intervistën e së dielës me Oprah Winfrey.

Çifti ndërkohë janë prindër të djalit Archie, i cili mbush dy vjeç në maj.

Princi Harry dhe Meghan Markle konfirmuan për Fox News në shkurt se do të kishin një fëmijë të dytë së bashku.

“Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha janë shumë të lumtur që po presin fëmijën e tyre të dytë”, tha një zëdhënës i çiftit për Fox News në atë kohë.

Në maj të vitit 2019, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë , Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Menjëherë pas kësaj, njoftuan se po tërhiqeshin nga detyrat e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Ata aktualisht jetojnë në Kaliforni së bashku.

Intervista e para dyorëshe e Meghan dhe Harry filloi transmetimin e saj në CBS në ShBA të dielën në mbrëmje.

Postime të ngjashme

Dokumentari i Britney Spears do të lansohet në fillim të muajit maj

S.B.

Labinot Tahiri dhuron 2000 euro për Alean, e cila vuan nga një lloj i rrallë i tumorit

S.B.

Dua Lipa me poza provokuese në promovimin e koleksionit të ri të atleteve “Puma”

S.B.

“Pa maska dhe pa distancë sociale” – “Brit Awards 2021” do të ketë katër mijë pjesëmarrës

S.B.

John Travolta kujton momentin kur vallëzoi me Princeshën Diana: Unë kisha privilegjin dhe nderin më të madh ta bëja këtë

S.B.

Anwar Hadid rikthehet me këngën e re “Off@Night”, merr mbështetje të madhe nga Dua Lipa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...