Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Meghan Markle ka rrëfyer për abortin e saj

“Një dhimbje e papërshkrueshme”- kështu e ka quajtur Meghan Markle, e cila ka rrëfyer se ka abortuar në muajin korrik, por për këtë ka vendosur të flasë vetëm tani.

Dukesha 39-vjeçare ende nuk e ka marrë veten shpirtërisht, megjithatë tha se vendosi ta ndante me të gjithë eksperiencën e saj të dhimbshme për të ndihmuar të tjerët.

“Humbja e një fëmije të bën që të mbash brenda teje një hidhërim thuajse të papërballueshëm; shumë e kanë përjetuar, por pak flasin hapur për këtë gjë”, është shprehur Meghan, citon Top Channel.

Dukesha rrëfeu se gjithçka kishte nisur si normalisht atë ditë, por kur kishte marrë djalin në krahë kishte ndjerë papritur një dhimbje të mprehtë në bark që e kishte lënë gati pa frymë.

“E ndjeva se diçka nuk ishte në rregull. Në fakt, rezultoi se në momentin që po përkëdhelja fëmijën tim të parë, isha duke humbur të dytin”, ka deklaruar ajo.

Aktorja amerikane, e famshme sidomos për rolin kryesor në serialin televiziv, “Suits”, lidhi kurorë me princin Harry në maj të vitit 2018 në një ceremoni luksoze në kështjellën Windsor.

Djali i tyre, Archie erdhi në jetë një vit më vonë. Çifti tashmë është zhvendosur në Amerikë e së fundi ka blerë një shtëpi në Santa Barbara të Kalifornisë.

Postime të ngjashme

Renee bën bashkë Norën e Robertin

Dafina Vidishiqi

Adrola thotë se shoqëria jonë nuk di ta menaxhojë lirinë e demokracinë: Çohu Enver, na bëj derman

Dafina Vidishiqi

Khloe thekson çdo pjesë të trupit në veshjen e ngushtë teksa pozon pranë veturës “Rolls Royce”

Dafina Vidishiqi

Roza Lati tregon ankthin e përjetuar: Sytë nga deti mos na gllabëronte

Dafina Vidishiqi

Erika Jayne ndahet nga Tom Girardi pas 20 vitesh martesë

Dafina Vidishiqi

Dhurata Dora feston për 23 milionëshin me “Only You”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...