Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Meghan Trainor në pritje të fëmijës së parë me Daryl Sabara

Meghan Trainor do të bëhet nënë për herë të parë.

Këngëtarja 26 vjeçare zbuloi të mërkurën se ajo dhe burri i saj, Daryl Sabara, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

“Zemra do më dalë nga vendi”, tha ajo në shoun Today. “Unë jam shtatzënë”.

https://www.instagram.com/p/CGC6BronAm-/?utm_source=ig_web_copy_link

“Ne jemi aq të ngazëllyer sa nuk kemi mundur as të flemë”, tha Trainor. “Ne kemi pritur për kaq shumë kohë. Unë po mendoja se kujt t’i themi më parë dhe i kam thënë Hodas që kur isha 19 vjeçe, duke shkuar në shfaqjen Today. Unë do të kem më së shumti foshnje në botë”.

Ajo shtoi, “Sa herë që të shoh, jam si, do të ndodhë – dhe më në fund ndodhi”, vazhdoi Trainor.

Këngëtarja theksoi shpresat e saj për të pasur shumë fëmijë dhe ndihet me fat që deri më tani shtatzënia e saj ka qenë ‘shumë e lehtë’.

“Ndihem sikur po mësoj gjëra të reja çdo ditë”, deklaroi këngëtarja amerikane. “Unë e kuptova se sa mahnitëse janë gratë. Ne jemi të gjithë si, gratë janë heroina. Kjo është e çmenduri”.

Artistja e “All About That Bass” njëherësh ndau lajmin në një postim të ndarë në Instagram.

“Ju tashmë e dini që këtë e kam dëshiruar moti. Dhe jam e lumtur që do të takoj. Unë jam shtatzënë”, ka qenë mbishkrimi i postimit.

Postime të ngjashme

Kujdestari i qenve të Lady Gagas, Ryan Fischer reagon për herë të parë pas sulmit që iu bë në Los Angeles

S.B.

Dua Lipa – artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify

S.B.

Anxhela Peristeri publikon videoklipin e këngës përfaqësuese të Eurovisionit

S.B.

Gjykata e Kukësit ndryshon masën e arrestit lidhur me rastin e Fjolla Morinës?

S.B.

Gal Gadot konfirmon se është shtatzënë pas spekulimeve në ‘Golden Globes’

S.B.

Fero në përgatitje të një projekti tjetër të ri muzikor

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...