MEGJASHI: MASH të vendos testime të detyrueshme falas në shkolla, ndërsa mësimi të zhvillohet edhe në hapësirë të hapur

Shkup, 14 shtator – Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASHI bën thirrje për proaktivitet dhe lëvizshmëri nga Ministria e Arsimit në sistemin arsimor dhe kërkon futjen e testeve të detyrueshme falas për të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës për ta parandaluar përhapjen e pakontrolluar të virusit në shkolla.

 

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe kemi numër të madh të informacioneve që na vijnë si nga prindërit, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes si dhe mësuesit se viti shkollor me prezencë fizike është një rrezik i lartë për shëndetin, si për fëmijët ashtu edhe për punonjësit dhe familjet për shkak të mënyrës joadekuate të organizimit të mësimdhënies, thonë nga MEGJASHI.

Sipas tyre, jo-transparenca e MASH-it dhe mungesa e informacioneve në lidhje me numrin e rasteve aktive në shkolla i rrit edhe më tej dyshimet dhe shqetësimin te prindërit.

Ata presin që autoritetet nga MASH së bashku me drejtorët e shkollave të gjejnë mënyra dhe të përdorin motin e bukur, kreativitetin dhe mundësitë në oborret e shkollës dhe të rregullojnë një pjesë të mësimit të zhvillohet jashtë, për t’i lejuar fëmijët të marrin frymë lirshëm.

Siç u theksua nga ambasada e parë e fëmijëve në botë, shkurtimi i mësimdhënies dhe zgjatja e orëve është një masë tjetër e shpejtë dhe efektive që mund të zbatohet menjëherë për të shmangur problemet e tjera shëndetësore të shkaktuara nga mbajtja e zgjatur e maskave.

“I inkurajojmë prindërit të përfshihen në mënyrë aktive dhe përmes Këshillave të Prindërve dhe Bordeve të Shkollave të bëjnë kërkesa dhe të propozojnë masa që do të shërbejnë si korrigjim i protokolleve jopraktikë, përkatësisht do të sjellin ndryshime të drejtpërdrejta në interes të fëmijëve. Prindër, cilësia e mësimdhënies në këto kushte të veçanta do të varet nga mobilizimi, aktiviteti dhe presioni juaj dhe do të kontribuojë shtesë që fëmijët të mund të ndjekin mësimdhënien”, thonë në kumtesën.

Sipas MEGJASHI, ata presin që një debat të fillojë sa më shpejt që të mund të bëhen ndryshimet e nevojshme në ligjin për arsimin dhe t’u jepet mundësia prindërve për mësim nga shtëpia.

Lidhur me futjen e mundshme të vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve nga mosha 12 vjeç me vaksinat ekzistuese kundër KOVID-19, MEGJASHI beson se ky vendim duhet të merret nga çdo prind / kujdestar, mundësisht pas një bisede dhe konsultimi paraprak me persona më profesional, konfidencial dhe kompetentë të cilët do të njiheshin në detaje me gjendjen e përgjithshme dhe historinë mjekësore të fëmijës, si dhe në bisedën me fëmijën e tyre, sipas moshës dhe pjekurisë dhe se duhet të jetë një vendim plotësisht i informuar dhe personal duke i marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe përfitimet afatgjata dhe afatshkurtra të veprimit të ndërmarrë dhe duke vepruar në interesin më të mirë të fëmijëve të tyre.

Related posts

Shkupi nuk shpreson në heqjen e vetos bullgare

D V

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Moti sot në RMV

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com