Maqedoni

Megjashi me apel për Qeverinë për të rishqyrtuar vendimin për kthimin në punë të prindërve

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator – Zhurnal.mk – Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi i bën apel Qeverisë me rastin e vendimeve lidhur me kthimin në punë të prindërve të fëmijëve deri në moshën 10 vjet, të miratuara të enjten në seancën e katërt dhe kthimin në punë, gjegjësisht kryerjen e rregullt të detyrave të punës për personat e punësuar, të cilët janë liruar nga puna mbi bazë të shfrytëzimit të pushimit të zgjatur të lindjes, duke filluar nga 23 shtatori i vitit 2020, e mërkurë, duke pasur parasysh se mundësia për shfrytëzim të kësaj mase për pushimin e vazhduar të lindjes ndërpritet të vlejë.

“Në kushte kur ende nuk janë të qarta mënyrat si do të vazhdohet procesi arsimor, numrat e rasteve të infektuara ende nuk kanë trend të rënies, kushte të ndryshuara të mësimit pa dallim të zgjedhjes – me prezencë fizike apo onlajn, konsiderojmë se vendimi është i paqëndrueshëm me vendimet paraprake dhe shumë i shkurtër që t’u mundësohet prindërve që në mënyrë përkatëse të organizohen”, thuhet në apelin e Megjashit.

Fëmijëve të moshës shkollore, veçanërisht klasave të para, theksojnë prej atje, u nevojitet prania e një prindi edhe në rast të mësimit onlajn, dhe në rast të ndjekjes së mësimit me prezencë fizike. Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e paralajmëruar fizike të shkurtuar të orëve, thonë nga Megjashi, fëmijët do të kalojnë dukshëm më pak kohë në shkollë dhe për shkak të angazhimit të punës të prindërve të tyre mund të gjenden në një gjendje vetë të kalojnë më shumë orë në shtëpitë e tyre, deri në kthimin e prindërve të tyre.

Nga Megjashi theksojnë se stresi i shkaktuar te prindërit me këtë vendim të menjëhershëm me afat të zbatimit prej një jave do të ketë pasoja mbi jetën e përgjithshme familjare që megjithatë do të reflektohet sërish te fëmijët.

Postime të ngjashme

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Monstra” dhe për “27 prillin”

Z H

Ulen çmimet e derivateve

Z H

VMRO-DPMNE-ja akuzon Qeverinë për veton bullgare

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...