Mehaj: Me dyfishimin e buxhetit për FSK-në dëshmojmë vendosmërinë për modernizimin e forcave tona

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kanë pasur një takim virtual me ushtaraket dhe ushtarakët tanë, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se ushtaraket dhe ushtarakët tanë, me sukseset në studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, sikur edhe në akademitë tjera, janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë

Lexoni të plotë postimin e tij:

Së bashku me kryeministrin Kurti dhe kolonel Maqedoncin, realizuam një takim virtual me ushtaraket dhe ushtarakët tanë, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ushtaraket dhe ushtarakët tanë, me sukseset në studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, sikur edhe në akademitë tjera, janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë

Qeveria jonë, me dyfishimin e buxhetit për FSK-në, dëshmojmë vizionin dhe vendosmërinë për arsimimin, stërvitjes e personelit tonë si dhe pajisjes dhe modernizimit të forcave tona.

Kryeministri Kurti, sikur edhe takimet tjera, rikonfirmon me prioritet të lartë edhe përkujdesin maksimal për mirëqenien, motivimin dhe vlerësimin e performancës së ushtarakeve e ushtarakëve tanë.

Kemi ende shumë për të bërë, e me vullnet e vendosmëri do të arrijmë të sigurt, synimet tona!. 

Related posts

Kosova themelon Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë

D V

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës që të përgjigjen nëse mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

D V

Ugljanin falënderon Konjufcën për miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More