Agjencia Zhurnal.mk

Mehazi: BDI të mos lavdërohet për gjuhën shqipe, së shpejti nuk do ngelet asnjë shqiptar në vend

Shkup, 15 janar – Zhurnal.mk – Profesori Universitar Sulejman Mehazi, përmes një statusi në FB ka përqeshur politikat e deritanishme të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke potencuar se kjo parti në periudhën në vijim para zgjedhjeve, me siguri do të lavdërohet me zyrtarizimin e gjuhës shqipe me Kushtetutë, përcjellë Zhurnal.

Sipas Mehazit, BDI nuk ka fare të drejtë të lavdërohet me gjuhën shqipe sepse për gjuhën ata duhet të faleminderojnë Zotin që e ka ruajtur ndër shekuj e jo të sillen sikurse ata e kanë zbuluar dhe formuar këtë gjuhë.

Mehazi shprehet se qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk i’u duhet fare zyrtarizimi i gjuhës shqipe sepse të njejtit po mësojnë gjuhë të huaja duke braktisur vendin dhe sipas parashikimeve të tij, për 10 deri 15 vite, Kumanova, Struga e Kërçova do të ngelen pa asnjë shqiptar, dhe kështu nuk do i duhet askujt gjuha shqipe.

“Gjatë këtyre Zgjedhjeve Parlamentare që do mbahen më 12 prill, zotërinjtë e Partisë së Çallamit të Madh 18 vjeçar, nuk do durohen me lavdet e tyre, se e paskërkanë zyrtarizuar gjuhën shqipe e do na çuditin e lënë pa mendtë!

Zotërinjtë e Partisë së Çallamit të Madh së bashku me kryetarin e tyre nuk do t’i faleminderohen Zotit që e ka ruajtur këtë gjuhë me mijëra shekuj, po do ta lavdërojnë vetëveten, do bëhen sikur këta e kanë zbuluar, formuar e zyrtarizuar këtë gjuhë.
Po çka se gjuha shqipe është zyrtare e shtetërore në Shqipëri e Kosovë kur me të madhe ikin shqiptarët nga këto shtete e nga kjo gjuhë? Po çka se bëhet zyrtare gjuha shqipe në Maqedoninë Veriore kur Zajazi e Kërçova është i zbrazur me shqiptarë?
Gjuha shqipe zyrtare s’ruhet me ardhjen e kërçovarëve vetëm për zgjedhje lokale, por duke ua bërë e siguruar kushtet sociale e ekonomike për të jetuar në vendlindje. Ç’të duhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe pa mos punuar e jetuar në atdheun tonë.
Ç’na duhet zyrtarizimi i shqipes kur pas 10-15 vjetëve Kërçova, Struga e Kumanova do mbeten pa shqiptarë?”, është shprehur profesori Sulejman Mehazi.

Ndryshe së shpejti fillon dhe fushata zyrtare e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Akuzat e ndërjsella mes partive vetëm se kanë filluar që tani. Nga opozita flasin për një bashkëpunim kundër BDI-së, ndërsa nga ana tjetër, BDI veten e quan “nana e madhe” dhe i fton shqiptarët t’i bashkohen “nanës”.

Lidhur me sukseset dhe dështimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për këto 3 vite qeverisje me LSDM-në, më së miri do të vlerësojnë qytetarët më 12 prill të këtij viti./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...