Mehdi Taremi nuk i ndalë lotët në ndeshjen e fundit me Porton – do t’i bashkohet Interit

nga Redaksia

Mehdi Taremi do të jetë lojtari më i ri i Interit, pasi ka kompletuar transferimin qysh nga janari nga Porto.

Sulmuesi kishte qëndruar te skuadra portugeze deri në fund të këtij sezoni, ndërsa mbrëmë u pa në lot.

Taremi ishte i mërzitur që po i jepte fund një periudhe të bukur te Porto, ndërsa lotët dhe emocionet nuk munguan.

Një video të publikuar në rrjetet sociale, sulmuesi shihet duke qarë, por natyrisht se ishin po ashtu edhe lot gëzimi dhe nostalgjie.

Taremi ka rënë dakord me kushtet e një kontrate me Interin, ndërsa ka nënshkruar për dy vite me një opsion për një të tretë me vlerë rreth 3 milionë euro neto në sezon.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një bonus nënshkrimi dhe komisione të mundshme për agjentët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More