Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mekë, pas 7 muajsh besimtarët u falën bashkë

Për herë të parë pas 7 muajsh, që nga fillimi i pandemisë, Arabia Saudite po lejon besimtarët që të kryejnë lutjet ditore në xhaminë e Madhe të Mekës.

Në mars, autoritetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve në Masjid al-Haram në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medinë, ndërsa televizioni shtetëror saudit raportoi se një lutje e përbashkët në këtë mëngjes u mbajt në tempullin e shenjtë në Mekë. Institucionet saudite gjithashtu postuan në Twitter fotografi të lutjeve në Qabe. Që nga 4 tetori, pelegrinazhet u është lejuar qytetarëve sauditë dhe myslimanëve që banojnë në atë vend.

E ndërkohë, myslimanët e huaj u njoftuan se do të mund të kryejnë ritet fetare në fillim të nëntorit, kur xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapen me kapacitet të plotë.

Postime të ngjashme

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...