Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Meksika vendi më i rrezikshëm për gazetarët

Tetë gazetarë janë vrarë në këtë vend këtë vit, që Meksikën e bëjnë më të rrezikshmen për gazetarë, ndërsa vijon Afganistani dhe Filipinet.

Sipas Këshillit për mbrojtjen e gazetarëve, rreth 119 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000, që e bën vendin më të rrezikshëm për gazetarët në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tetë gazetarë janë vrarë në këtë vend këtë vit, ndërsa vijon Afganistani dhe Filipinet.

Më së shumti janë cak ata që raportojnë për zyrtarët e korruptuar dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Gazetarja Miroslava Breach në mënyrë brutale është vrarë në mars të vitit 2017 në shtetin Chihuahua në veri të Meksikës.

Miroslava raportonte për anëtarët e një bande lokale dhe lidhjet e tyre me politikanët para se ajo të qëllohej tetë herë në kokë derisa e priste djalin e saj ta çonte në shkollë.

Këtë javë, ish-guvernatori i së njëjtës komunë ku jetonte Miroslava, Hugo Amed Schulz, u arrestua për bashkëpunim në vrasjen e gazetarit. Dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në vrasje janë ende në arrati.

Presidenti Lopez Obrador është zotuar të ndalojë dhunën ndaj gazetarëve që nga dita e parë që ai mori detyrën. Por mungesa e burimeve dhe përpjekjeve politike për të zvogëluar hakmarrjen e dhunshme për të heshtur mediat mbizotëruan gjatë administratës së tij.

Këshilli për Mbrojtjen e Gazetarëve është një organizatë e pavarur jofitimprurëse kushtuar lirisë së fjalës dhe mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve në të gjithë

Postime të ngjashme

Rohani: Irani është i gatshëm të marrë masa pasi të hiqen sanksionet e SHBA-së

T E

‘Të gatshëm për të vdekur’: Protestuesit e Mianmarit mblidhen pas sulmeve brenda natës

T E

Izraeli rihap pjesën më të madhe të ekonomisë, përfshirë baret dhe restorantet

T E

Papa Françesku vizitoi rajonin e zotëruar dikur nga IS-i

T E

Çfarë duhet të presim në vitin 2021 nga grupi i ri i veturave, Stellantis?

S.B.

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...