Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Meksikë, lëndohen 23 policë në protestat kundër dhunës ndaj grave

Në përleshjen që ndodhi mes demonstruesve dhe policisë u lënduan një numër i madh i demonstruesve dhe 23 policë.

Në protestën e “Ditës ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave”, në Meksikë janë lënduar 23 policë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të publikuara në mediat nacionale, qindra persona, kryesisht gra, që dolën në sheshet e shumë qyteteve në vend, veçmas në kryeqytetin e Meksikës, organizuan demonstrata në shenjë proteste kundër pabarazisë gjinore dhe vrasjen e grave.

Në përleshjen që ndodhi mes demonstruesve dhe policisë u lënduan një numër i madh i demonstruesve dhe 23 policë.

Policia ndërhyri mbi demonstruesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me shtypje që përdoret gjatë fikjes së zjarrit.

Demonstruesit bënë thirrje për ndalimin e rritjes së zmadhuar të vrasjes së grave që vërehet kohën e fundit në këtë vend, duke kërkuar drejtësi nga qeveria.

Gjatë sulmeve të kryera mbi gratë, në Meksikë nga janari i vitit të kaluar deri më tani janë vrarë 3.960 gra.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...