Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Melania hap një zyrë në Florida për të ndihmuar fëmijët

Ish Zonja e Parë e SHBA Melania Trump ka hapur një zyrë në Palm Beach, Florida, për të zgjeruar iniciativën “Best”, e cila për qëllim ndihmën ndaj fëmijëve.

Gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë, ajo punoi me këtë inciativë, e cila bazohet në kujdesin për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, sigurinë në internet dhe parandalimin e dhunës në rrjetet sociale, si dhe luftimin e efekteve të opiumeve tek fëmijët, raporton CNN.

CNN shkruan se burri i saj, Donald Trump, nuk e ka ndihmuar atë rreth iniciativës edhe kur ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe se zyra nuk ka shumë punonjës.

Burimet thanë se zyra e re do të punësonte tre anëtarë të stafit të Melania Trump nga Shtëpia e Bardhë, përfshirë Haley D’Antuono, i cili ishte drejtori i saj i operacioneve dhe mbikëqyrësi i udhëtimeve për vite me radhë, dhe tani është shefi i zyrës së Trump.

Sipas një sondazhi të fundit të CNN, Melania Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë me vlerësimin më të ulët të zonjës së parë.

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...