Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Melania Trump anulon paraqitjen në një tubim fushate për arsye shëndetësore

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump nuk mori pjesë të martën në një tubim fushate me Presidentin Donald Trump për shkak të një kolle të zgjatur nga Covid-19, sipas shefes së personelit të saj, Stephanie Grisham.

Grisham tha të martën se shëndeti i zonjës Trump vazhdon të përmirësohet çdo ditë pasi ajo dhe presidenti njoftuan në fillim të tetorit se ishin infektuar me koronavirusin.

Zonja e parë ka vendosur të mos e shoqërojë PresidentinTrump në një tubim fushate të martën mbrëma në Erie të Pensilvanisë si një “masë shtesë kujdesi”, tha zonja Grisham.

Melania Trump, e cila njoftoi javën e kaluar se ishte shëruar nga Covid-19, bëri paraqitjen e saj të fundit publike gjatë debatit të 29 shtatorit midis Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden./voa

Postime të ngjashme

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia, i riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

T E

35 vite pas tragjedisë së anijes hapësinore “Challenger”

T E

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...