Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Melburni i Australisë del nga izolimi pas gati katër muajsh

Zhurnal Ads

Australia njoftoi të hënën se qyteti i saj i dytë më i madh, Melburni, do të dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit, pas gati katër muajsh.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, tha se nga mesnata e 27 tetorit, të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe baret do të lejohen të hapen, pasi, të hënën, nuk u regjistrua asnjë rast i ri apo viktimë me koronavirus.

Nga 9 nëntori, ndërkaq, banorët e Melburnit nuk do të kufizohen më të udhëtojnë vetëm brenda 25 kilometrave nga shtëpitë e tyre.

Ata gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë nga qyteti në pjesë të tjera të Viktorias.

Melburni ka qenë nën masa të rrepta izolimi që nga fillimi i korrikut.

Qeveria e shtetit është akuzuar për shkaktimin e dëmeve të panevojshme ekonomike, duke mos i lehtësuar kufizimet më parë.

Hera e fundit kur Viktoria ka regjistruar një periudhë 24-orëshe pa asnjë rast të vetëm me koronavirus, ka qenë 9 qershori, para se të fillonte vala e dytë e infeksioneve.

Melburni, në verë, është bërë epiqendër e valës së dytë të koronavirusit, me raste ditore që arrinin në mbi 700 në muajin gusht.

Në përgjithësi, Australia – me 25 milionë banorë – ka qenë relativisht e suksesshme në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

Ajo ka regjistruar rreth 27,500 raste në total dhe 905 viktima.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kamala Harris vaksinohet kundër koronavirusit

T E

Irani duhet të mbajë përgjegjësi për rrëzimin e aeroplanit

S.B.

Covid-19, Spanja shënon sërish rritje të rasteve të reja

S.B.

Rusia fillon vaksinimin antiCovid

T E

Përkeqësohet situata me Covid-19, Çekia ndërton spitale improvizuese

admin

Gropa gjigande ‘përpin’ makinat para spitalit, rrezikohen pacientët me Covid

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...