Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Meliza-Haradinaj: Torres pajtohet se duhet të sigurohet drejtësi për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Ritchie Torres, i cili pritet të marrë detyrën e kongresmenit Eliot Engel, pajtohet se drejtësia duhet të kërkohet dhe sigurohet për të gjitha viktimat e luftës gjenocidale të spastrimit etnik të Millosheviqit në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook ka shtuar se këtu përfshihen edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës si dhe vrasja e vëllezërve Bytyqi, që si shtetas amerikanë u ekzekutuan si pengje të luftës nga forcat paramilitare të Serbisë.

“Përderisa Kosova e falënderon përzemërsisht Kongresmenin Amerikan Eliot Engel për miqësinë dhe mbrojtjen e fuqishme të të drejtave dhe aspiratës sonë për Kosovë të lirë, sovrane dhe të pavarur – që sot po përfundon punën e tij 32-vjeçare në Kongresin amerikan, njëkohësisht urojmë për detyrën e re që do të marrë ditën e sotme, kongresmenin Ritchie Torres”, ka shkruar ajo.

Haradinaj-Stublla ka thënë se” bashkëbisedimi me të për rrugëtimin e tij në politikën amerikane, si dhe për inkurajimin e madh e lidhjen e fortë me aktivistin e të çështjes sonë kombëtare Harry Bajraktari, janë shpresë e madhe se miqtë e Kosovës në Amerikë nuk do të zvogëlohen asnjëherë, ashtu siç duan e shpresojnë kundërshtarët e Kosovës”.

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon masë paraburgimi ndaj 11 të arrestuarve për keqpërdorim subvencionesh

S.B.

Përplaset Bieber me zëdhënësin e BE-së pas hartës skandaloze të Lajçakut

S.B.

Fondi për Garanci Kreditore sqaron procedurat për përfitimin e bizneseve nga Rimëkëmbja Ekonomike

S.B.

Tahiri i reagon ashpër BE-së: Për çfarë neutraliteti bëhet fjalë?

S.B.

AGK: Sulmi fizik në drejtim të gazetarit Visar Duriqi, shqetësues dhe i rrezikshëm për lirinë e shprehjes

S.B.

BE për hartën ku shfaqet Kosova si pjesë e Serbisë: Kemi pozicion neutral

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...