Meloni në krah të Edi Ramës, kryeministrja e Italisë: E linçuan vetëm se ndihmoi kombin tonë

nga Redaksia

Kryeminstrja e italisë Georgia Meloni ka reaguar për herë të parë pas

publikimit të reportazhit të emisonit Report transmetuar në Rai 3 ku ndër të tjera u sulmua marrëveshja për emigrantët mes vendit tonë dhe Italisë.

Meloni nuk i kurseu kritikat as për emisionin dhe as televizionin ku u publikua investigimi.

“Shërbimi publik televiziv Tele-Meloni, ju e dini, nuk e njihni Tele-Melonin? Ai krijoi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte vendin si një narko-shtet. Më ndihmoni të dërgoj solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar, që u linçua vetëm pse ndihmoi kombin tone”,  tha Meloni.

Ndërsa shpalli kandidaturën për zgjedhjet europiane, Meloni kritikoi edhe socialistët e bllokut dhe i doli në krah kryeministrit Rama për të cilin tha se u sulmua padrejtësisht.

“Kur bëmë një marrëveshje të hapur me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët evropianë. Në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit evropian, ata e linçuan”,  u shpreh ajo.

Emisioni Report, i transmetuar pak ditë më parë në kanalin publik italian Rai 3 ka ngjallur diskutime të shumta, përfshi edhe replika në distancë, për shkak të tematikës së trajtuar, ku pretendohej përfshirje e zyrtarëve të lartë shqiptarë në vepra korruptive dhe kapje te shtetit nga mafia. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More