MEMBM: Rritje dyfish e pagesës, rekord prej 247 milionë denarësh për tre muaj

nga D. V.

Shkup, 28 prill – Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) sot njoftoi se pagesa e taksave për shfrytëzimin e resurseve minerale në tremujorin e parë të vitit 2025 arriti në 247.491.155 denarë. Kjo, siç thonë, paraqet një rritje më shumë se dyfish në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024, kur ishin mbledhur 110.576.324 denarë.

Ata shtojnë se kjo rritje e ndjeshme është rezultat i aktiviteteve të përkushtuara dhe të intensifikuara të Ministrisë për përmirësimin e pagesës dhe forcimin e kontrollit mbi detyrimet e koncesionarëve.

Ministria ka zbatuar aktivitete serioze për të forcuar mbledhjen e tarifave, duke përfshirë: Dërgimin e paralajmërimeve me shkrim për koncesionarët me përfundimin e mundshëm të koncesionit nëse ata nuk arrijnë të shlyejnë detyrimet e tyre në kohë, forcimi i inspektimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme në terren, zgjidhja e njëanshme e dhjetëra kontratave me koncesionarët që nuk respektuan detyrimet ligjore me dhjetëra të tjera procedura në vijim, miratimi i një tarife të re për përcaktimin e masës së tarifave, e cila do të jetë në fuqi nga 1 janari 2025.

Me Tarifën e re, thuhet në kumtesë, shuma e tarifave për lëshimin e lejeve dhe koncesioneve për shfrytëzimin e burimeve minerale është rritur në 100 për qind me qëllim sigurimin e vlerës së drejtë për përdorimin e burimeve natyrore.

Ndryshimet kryesore thonë nga MEMBM përfshijnë: Rritjen e tarifës për shfrytëzimin e hapësirës së shfrytëzimit me rreth 30 për qind, tarifa e shfrytëzimit të mermerit: 5 për qind e të ardhurave nga lënda e parë e shitur, në vend të një çmimi fiktiv të mëparshëm, rritje e tarifës për mineralet metalike nga 2 për qind në 4 për qind, si dhe rritja mesatare mbi 100 për qind për lëndët e para minerale jometalike.

Këto ndryshime nuk vlejnë për mineralet energjetike, si qymyri, për të shmangur presionin shtesë mbi çmimet e energjisë elektrike.

“Rritja e inkasimit ndikon drejtpërdrejt në rritjen e buxheteve të komunave ku operojnë koncesionarët, si dhe në buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Këto fonde përdoren për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale në zonën e njësive të vetëqeverisjes vendore, projekte për zhvillim të qëndrueshëm dhe tranzicion energjetik, si dhe për zbatimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit”, njoftojnë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe shtojnë se mbeten të  përkushtuar për vendosjen e standardeve më të larta për menaxhimin e drejtë të burimeve natyrore dhe forcimin e përfitimeve ekonomike nga shfrytëzimi i tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More