Memli Krasniqi kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media ka folur lidhur me mbajtjen e Konventës së dhjetë të PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.Hamza ka theksuar se në këtë Konventë që do të mbahet nesër, gara për të të kandiduar për kryetar të partisë ka qenë e hapur, ndonëse është paraqitur vetëm Memli Krasniqi, i cili zotëron integritet të lartë profesional dhe politik për këtë pozitë, si dhe ai ka marrë përkrahjen e të gjithë anëtarëve dhe strukturave.

 

“Ka qenë një proces i hapur. Të gjithë ata që kanë pasur dëshirë dhe gatishmëri kanë mundur të hyjnë në garë për t’u zgjedhur si kryetar i PDK-së. Aktualisht e kemi një kandidat dhe ai është Memli Krasniqi, një personalitet i cili i plotëson të gjitha kushtet për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së.”, ka thënë Hamza

Ai ka thënë se PDK-ja ka treguar qëndrueshmëri edhe pse ka qenë e goditur nga shkuarja e Kryetarit Veseli dhe Presidentit Thaçi në Hagë.

“Eshtë një proces për ta zgjedhur një kryetar i cili e kthen PDK-në fuqishëm drejt fitores për ta qeverisur vendin. Ne kemi treguar një qëndrueshmëri dhe kemi arritur që të jemi partia më e madhe opozitare.”, ka përfunduar ai.

Related posts

Hoxhaj takon Lajçakun: Dialogu s’duhet të ketë përfundim tjetër pos njohjes së ndërsjellë

D V

Osmani – Maas: Dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

D V

“Invest in Prizren” vazhdon me “Panairi i Prodhimeve Vendore” – 35 kompani vendore prezantuan produktet e tyre para 40 bizneseve të huaja

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More