Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

“Memorandumi bullgar”, a është sinjal për një skenar “Greqia2” drejt rrugës europiane të vendit?

Zhurnal Ads

Shkup, 18 shtator, zhurnal.mk – Reagimet në skenën politike të Maqedonisë së Veriut shkaktuan memorandumin sqarues që Bullgaria ua dërgoi vendeve anëtare të BE-së, në të cilin sillet në pyetje identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase. Kombi është cilësuar si krijimtari e Titos dhe kërkohet nga vendi “të heq dorë nga trashëgimia ideologjike e ish Jugosllavisë”, e cila sipas Sofjes është arsye për “inxhinjeringun etnik” në Maqedoninë e Veriut, gjuha nuk pranohet. Por a mundet të pengohet rrugëtimi Evropian i Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, gjegjësisht të kemi skenarin “Greqia2” ku fqiu jonë jugorë me vite ka blloguar rrugëtimin euroatlantik si shkak i moszgjidhjes së emrit.

Ish diplomati Nano Ruzhin në një prononcim për Agjencinë Lajmeve Zhurnal ka përjashtuar mundësinë se mund të ndodhë skenari “Greqia2”. Ai tregon arsyet se pse nuk mund të ndodh një gjë e tillë, duke theksuar se ka një dallim të madh mes Greqisë dhe Bullgarisë.

“Mendoj se nuk mund të përsëritet skenari “Greqia2″ nga më shumë arsye. E para është se ka një dallim të madh me Bullgarisë dhe Greqisë, në kuptimin se Greqia ishte pjesë e të ashtuquajturës Evropë e vjetër, domethënë shtet me një autoritet të madh e cila ka një politik të caktuar respektabile, politikë e cila në vitet e 90-ta ka ndezur dritën e kuqe për problemin rreth emrit, simbolet etj. Gjithë ata që më mirë i njohin rrethanat, e dinë që thelbi i BE-së në domenin e këtyre anëtarëve është se nuk është mirë që një anëtare e re ose aspirant të ketë përplasje rreth çështjeve strategjike me një shtet që është anëtare e vjetër e BE-së që nuk është rasti me Bullgarinë”, ka deklaruar për Zhurnal, ish Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin.

Nga ana tjetër, ish diplomati Muhamed Halili për Zhurnal shprehet skeptik se mund të ndodhë një gjë e tillë, por të njejtën mundësi nuk e përjashton.

Ai thotë se sipas asaj që deri tash shprehen bullgarët, poqëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët midis dy komisioneve, veçanarisht për figurat kyçe politike midis dy vendeve mund të vije deri te aty edhe pse politika e deritanishme bullgare ka qenë në favorë të pranimit të Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.

“Por megjithatë, nëse vjen deri te keqësimi i kërkesave politike brenda bullgarëve, mund të ndodhë edhe ajo. Sepse edhe me sistemin e ri të pranimit shteteve anëtare, mundësohet ajo që në çdo segment të gjashtë kaptinave që i kanë bërë në vend të 35, çdo shtetë mund të bëj veto të çdo shteti tjetër poqëse nuk arrihet marrëveshje bilaterale. A do të vijë deri te ajo? Unë nuk jam i bindur, se nuk është në interes të përgjithshëm të Bullgarisë, por poqëse vijnë deri te ulja e autoritetit forcave politike në Bullgari, ata për ta ngritur autoritetin në popull mund ta bëjnë edhe këtë. Por deri më tani nuk besoj, sepse një veto e tillë është e mundshme sipas metodologjisë së re në çdo kohë edhe nuk ka nevojë që të shpejtohet në atë aspekt”, ka deklaruar për Zhurnal, ish diplomati, Muhamed Halili.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut thekson se e drejta e vetëvendosjes dhe vetidentifikimit janë vlerat themelore evropiane dhe përfitime civilizuese dhe se veçantia e gjuhës maqedonase dhe identitetit etnik maqedonas janë fakt i pakontestueshëm.

“Gjuha maqedonase është pjesë përbërëse e letërnjoftimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara dhe pjesë e shumë gjuhëve moderne dhe të njohura të cilat mësohen në universitetet e gjithë botës. Në shekullin 21 në Evropë, pranimi të kaluarës, por edhe i të tashmes janë reflektim i politikës përgjegjëse dhe të pjekur dhe miqësi e vërtetë”, konsideron Qeveria.

Sipas Qeverisë, thëniet dhe deklaratat të cilat përmbajnë ofendime nuk krijojnë miqësi.

“Miqësia është rrugë me dy kahe dhe më së shumti varet nga vetë ne, nga respektimi ynë i vlerave dhe parimeve evropiane. Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim nënkupton dhe kërkon përgjegjësi dhe pjesëmarrje nga të dyja palët”, thonë nga Qeveria.

Konferenca ndërqeveritare, me të cilën shënohet fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian është planifikuar për në dhjetor, diçka për të cilën u arrit konsensus në mars, ndërsa mbështetje dha edhe Bullgaria, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai shprehu pritjet e tij pasi Bullgaria lëshoi ??një memorandum shpjegues për anëtarët e BE-së në pritje të vendimit për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut, në të cilën mohohet gjuha dhe identiteti modern maqedonas.

“Mendoj se konferenca ndërqeveritare nuk është një vendim i veçantë nga ai i marrë në mars, unë e interpretoj atë më shumë si një operacionalizim të vendimit të marrë. Këshilli arriti një konsensus në mars, duke përfshirë edhe Bullgarinë, e cila bëri një vërejtje të njëanshme, por miratoi vendimin për të filluar negociatat, pjesë e së cilës është të mbajë një konferencë ndërqeveritare. Nuk duhet të imponohet dinamika e presionit negativ. Tani është koha për të vendosur një komunikim të mirë intensiv në nivelin politik, por edhe në Komision”, tha Osmani.

Nga VMRO-DPMNE me akuza për kryeministrin Zoran Zaev dhe politika e tij për memorandumin e tillë nga Bullgaria.

“Ne jemi të tronditur nga sjellja e fqinjit lindor, qëndrimi negativ i të cilit është nënvlerësues për ne si shtet, komb dhe popull dhe sigurisht jo një shembull i vlerës evropiane”, tha zëdhënësi Naum Stoilkovski.

Në gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike për “ideologjinë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria dërgoi memorandum shpjegues për vendet anëtare të BE në pritje të vendimit për të filluar negociatat me Bashkimin. Sofja zyrtare po kërkon mbështetjen e tyre për pozicionin e tyre mbi identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Ndër të tjera, dokumenti gjashtë faqesh, i cili gjerësisht shpjegon tezat e tyre rreth origjinës së kombit dhe gjuhës maqedonase, thotë se maqedonasit janë një projekt i ish-udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito, se gjuha maqedonase është norma e bullgarishtes dhe nuk ekzistonte deri në 2 gusht të vitit 1944.

Related posts

KSI nesër i propozon Qeverisë që administrata publike të punojë me ndërrime ose nga shtëpia

Xhenur Iseni

Filipçe: Masat e reja janë hapi i fundit para vendosjes së orës policore

Xhenur Iseni

Nga e hëna studentët vendosen në konvikte, në mensat maksimumi 2 në tryezë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...