Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Memorialët si kujtim për fëmijët e harruar të Hamburgut

(Deutsche Welle) – Tash së fundmi 49 gurë të rinj pengues (Stolpersteine) janë vënë në trotuarin e betontë në lagjen e Langenhornit në Hamburg. Ata mbajnë emrat e 49 fëmijëve që vdiqën aty gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Emrat e këtyre memorialëve të vegjël në gurë janë kryesisht evropiano-lindorë, emra të vegjlish nënat e të cilëve ishin dërguar në kampe të detyruara të punës për regjimin nazist.

Para dhjetë vjetësh psikologia nga Hamburgu, Margot Löhr, kishte zbuluar fatin e këtyre fëmijëve – krejt rastësisht. Duke shikuar për së afërmi regjistrat e vdekjes në Hamburg, ajo pikasi dosje të shumta me emra fëmijësh e të posalindurish. Vendi zyrtar i qëndrimit të tyre ishte listuar si kampi i dikurshëm i punës së detyruar në Hamburg.

“Doja të zbardhja fatin e këtyre fëmijëve”, ka thënë Löhr. Ajo ka përpiluar 418 emra fëmijësh, shumica e të cilëve mes moshave 10 dhe 14 vjeç, por shumë syresh edhe foshnja. Ata dhe nënat e tyre ishin detyruar nga nazistët të punonin në fabrika të ndryshme.

Aty përfshihej, për shembull, edhe vajza e re Nadeshda, e cila kishte hyrë në kampin e Hohenzollernringut në Hamburg si 4-vjeçe. Në kujtimet e saj të mëvonshme ajo mbante mend se si prindërit e saj dhe vëllai 14-vjeç duhej të punonin rëndë në fabrikë dhe se vëllai i saj qe rrahur nga rojat – për atë se pa dashje i kishte rënë një fuçi, e cila ishte tepër e rëndë për ta mbajtur.

Margot Löhr ishte tronditur veçmas nga fati i dy femrave të reja hebraike, Rozena dhe Alice, në kampin e përqendrimit në Hamburg. Pasi kishin parë me sytë e tyre gjenocidin ndaj hebrenjve në Auschwitz, që të dyja duhej ta fshihnin shtatzëninë nga frika që kishin për jetën e tyre.

“Shtatzënitë nuk lejoheshin”, ka shpjeguar Margot Löhr.

Rozena shkoi në punë, në dhjetor të vitit 1944, dhe lindi një djalë të shëndetshëm. Pak kohë më vonë, një rojtare femër e sigurisë ia tregoi asaj fëmijën e vdekur. Një mbikëqyrës kishte vendosur foshnjën në një paketë dhe komandanti i kampit, Walter Kümmel, e kishte fundosur atë.

Postime të ngjashme

Inaugurohet biblioteka e Nju Jorkut

Lea Muslija

Mjeshtri shqiptar që bën drurin të nxjerrë tinguj në skenat e mëdha botërore

Lea Muslija

Në Tetovë u mbajt edicioni VIII i manifestimit kulturor “LIDHJA NA BASHKON”

R Zh

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, çelet sezoni artistik teatror në Teatrin Metropol

Lea Muslija

“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez

Lea Muslija

Geer me mesazh për mbrojtje të pasurisë natyrore dhe kulturore në Ohër

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...